Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pretendoi se u kërcënua, gjyqtarja akuzohet për kallëzim të rremë, letrën e kishte shkruar vetë

2024/02/07 at 1:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pretendoi se u kërcënua, gjyqtarja akuzohet për kallëzim të rremë, letrën e kishte shkruar vetë

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal për gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për kallëzimn të rremë pas pretendimeve të saj se ishte kërcënuar me jetë.


Gjyqtarja në datën 20 janar të këtij viti kallëzoi se në zyrën e saj i kishte mbërritur me anë të postës një letër ku shkruhej, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë”.

Menjëherë pas kallëzimit prokuroria nisi hetimet dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.

Në këto kushte, nga ana e prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm për t’i atribuuar gjyqtares veprën penale të “Kallëzimit të rremë”.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar Procedimin Penal, nr.552 të vitit 2024, për veprën penale “Kanosje e Gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal, me kallëzuese Gjyqtaren A. K.

Në datën 20.01.2024 në orën 23:10 min, në Komisaritin e Policisë nr 3, Tiranë është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal gjyqtarja A. K., e cila ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhoma penale.

Gjyqtarja ka pretenduar se në zyrën e saj, e cila ndodhet në katin e tretë, zyra nr 321, ka konstatuar se i ka ardhur një letër me anë të postës, me tekst, “E dashur gjyqtare A….., keni dy fëmijë, D…… dhe R…….. Mendoni për ta se mund të rroni ju e jo ata dhe kjo është e rëndë. Me respekt!”.

Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm  për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.

Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A. K, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.

 

 



Ju sugjerojmë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Para
Tritol e armë nga Kosova në Shqipëri, kush janë 2 të shpallurit në kërkim

Tritol e armë nga Kosova në Shqipëri, kush janë 2 të shpallurit në kërkim

BE: Hapat e qeverisë së Kosovës në veri në drejtimin e duhur, por duhen veprime shtesë

BE kërkon ndëshkim më të ashpër për dhunën kundër gruas 

“Jam një nga mjekët më të mirë!”-Apeli e la në burg, flet Dervish Hasi: Pas kësaj fshihet dikush 

“Jam një nga mjekët më të mirë!”-Apeli e la në burg, flet Dervish Hasi: Pas kësaj fshihet dikush 
















TE FUNDIT

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
22 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 23-të e protestës qytetare. Një pjesë e qytetarëve ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa...

Lexo më shumë

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
22 Qershor, 2026

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
22 Qershor, 2026

José Luis Ábalos, ish-ministër i Transportit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}