Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidentja e Moldavisë fiton mandatin e dytë

2024/11/04 at 9:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidentja e Moldavisë fiton mandatin e dytë

Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore.


Me 99.7 për qind të votave të numëruara për balotazhin e 3 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Sandu ka fituar 55.35 për qind të votave, ndërkaq Stoianoglo 44.65 për qind. Presidentja aktuale ka një epërsi prej 165.000 votash, sipas rezultateve paraprake.

“Moldavi, ti je fituese”, tha Sandu pak pas mesnatës, fitorja e së cilës u forcua nga votat në kryeqytet, Kishinjev, dhe në diasporë.

“Sot, të dashur moldavianë, keni dhënë një mësim për demokracinë që është i denjë të futet në librat e historisë. Sot, ju keni shpëtuar Moldavinë. Për një të ardhme me dinjitet”, shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mirëpriti rezultatin zgjedhor në Moldavi.

“Urime e dashura Maia Sandu për fitoren tuaj sonte. Duhet një forcë e rrallë për të tejkaluar sfidat me të cilat jeni përballur në këto zgjedhjeve”, shkroi von der Leyen në X. “Jam e lumtur që do të vazhdoj të punoj me ju drejt të ardhmes evropiane të Moldavisë dhe popullit të saj”.

Stoianoglo, i cili ende nuk ka pranuar humbjen, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të qëndrojnë të qetë.

“Demokracia, para së gjithash, do të thotë maturi në përballje me rezultatin”, tha ai.

Paraprakisht, Stoianoglo kishte epërsi, por epërsia u ngushtua teksa vazhdoi numërimi i votave në qytete të mëdha dhe votave të diasporës perëndimore të Moldavisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se dalja kaloi 54 përqindëshin, që është pjesëmarrje më e lartë sesa në rundin e parë dhe më e larta që nga balotazhi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Moldavianët zgjedhin presidentin mes shqetësimeve për ndërhyrje ruse

Sandu fitoi rundin e parë të 20 tetorit me 42 për qind të votave, për dallim me 26 sa fitoi Stoianoglo, ish-prokurori i Përgjithshëm i cili mori mbështetjen nga Partia Socialiste e Moldavisë, subjekt politik prorus.

Pasi votoi në kryeqytetin moldavian, Sandu tha se ajo votoi “me Moldavinë”.

“Hajdutët duan të blejnë votën tuaj, ata duan të blejnë shtetin tonë, por fuqia e popullit është pafundësisht më e madhe sesa dashakeqësia e tyre”, tha ajo.

Teksa Sandu shpalli fitoren, Stoianoglo bëri thirrje për qetësi, duke thënë se “demokracia nënkupton para së gjithash, maturi për t’u përballur me rezultatin”.

Zgjedhjet u mbajtën në mes të akuzave për ndërhyrje si në garën presidenciale, po ashtu në një referendum për integrimin e mundshëm të Moldavisë në BE, një drejtim që Sanduja dhe përkrahësit e saj e mbështesin fuqishëm.

Rezultati i referendumit për BE-në ishte i ngushtë dhe vota “po” mori 50.38 për qind, teksa Sanduja ka pretenduar se “grupet kriminale së bashku me forcat e huaja” kanë tentuar “të blejnë 300.000 vota” duke bërë që rezultati i referendumit të jetë më i ngushtë sesa ishte paraparë në sondazhe.

Sondazhet kishin parashikuar se Sanduja do të fitonte zgjedhjet presidenciale që në rundin e parë, por Stoianoglo doli më mirë seç pritej në zgjedhjeve, duke bërë që të mbahej rundi i balotazhit.

Këshilltari për siguri kombëtare e Sandusë ka shkruar në X se ka pasur “ndërhyrje masive” nga Rusia në rundin e balotazhit. Por, ai nuk dha detaje për këto pretendime të tij.

Në balotazhin e 3 nëntorit është raportuar për parregullsi zgjedhore, përfshirë fotografimin e pretenduar të votave.

Moldavia ka 3.02 milionë votues të regjistruar, përfshirë ata në diasporë. Votuesit në Perëndim thuhet se ishin vendimtarë në fitoren e opsionit “po” në referendumin për BE-në dhe po ashtu kanë ndihmuar Sandunë në rundin e balotazhit.

Përderisa posti i presidentit në Moldavi teknikisht është post ceremonial, presidentët zakonisht kanë ndikim të konsiderueshëm politik. Sipas ligjeve, një person mund të shërbejë dy mandate radhazi katërvjeçare në postin e presidentit.

Gjatë mandatit të parë të Sandusë, Moldavia u reshtua me Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022. Kishinjevi iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Moldavia mori statusin e vendit kandidat për BE në vitin 2022 dhe nisi bisedimet e anëtarësimit në fillim të këtij viti./REL



Ju sugjerojmë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
Politikë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

9 Korrik, 2026 10:47 am
Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
Bota

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

9 Korrik, 2026 10:46 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

9 Korrik, 2026 9:46 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
Para
Shpërthen vullkani në Indonezi, humbin jetën 10 persona

Shpërthen vullkani në Indonezi, humbin jetën 10 persona

“Culture Trip”: Befasohuni nga plazhet e klasit botëror të Rivierës Shqiptare

“Culture Trip”: Befasohuni nga plazhet e klasit botëror të Rivierës Shqiptare

Gripi i shpendëve ‘godet’ Evropën, 37 vende të prekura, theren 50 milionë zogj

Gripi i shpendëve në Tiranë, Ministria e Bujqësisë: Situata nën monitorim! Kampionet në njerëz rezultuan negative
















TE FUNDIT

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
9 Korrik, 2026

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e...

Lexo më shumë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
9 Korrik, 2026

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e integrimit...

Lexo më shumë

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
9 Korrik, 2026

Tri gradë më shumë. Nëse ju duken pak, provoni t’i shtoni në frigoriferin e shtëpisë ose në kondicioner. Ndryshimi do...

Lexo më shumë

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
9 Korrik, 2026

Prej më shumë se një muaji, mijëra shqiptarë protestojnë çdo ditë në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}