Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të mërkurën se rreth 6,000 rusë ishin vrarë në gjashtë ditët e para të pushtimit.
Ai theksoi gjithashtu se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë sulmuar qytetet e Ukrainës ditët e fundit, shkruan skyneës.
Duke iu referuar sulmit të Rusisë në memorialin e Holokaustit “Babyn Yar” Zelenskiy tha:
“Kjo luftë dëshmon se për shumë njerëz në Rusi Kievi ynë është absolutisht i huaj.
Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të fshijnë historinë tonë, të fshijnë vendin tonë”.