Bota

Presidenti Trump shkarkon Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Boltonin


               Publikuar në : 18:20 - 10/09/19 |
xhu lia

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, shkarkimin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Në postimin e tij Trump ka shkruar se e ka informuar  John Boltonin mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje për arsyet e shkarkimit Trump ka shkruar se kishte kundështime të forta ndaj sugjerimeve të Këshilltarit te tij.

“I kërkova John-it dorëheqjen, e cila mu dorëzua sot në mëngjes”, tha Presidenti Trump.

Ai shtoi se do ta emërojë Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme./Opinion.al/

Pas