Në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dënon presionet e qeverisë ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili dha vendimin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako për çështjen e pajisjes së përgjimit.
Kreu i shtetit kërkon që institucionet ligjzbatuese të lejohen të kryejnë detyrat e tyre kushtetuese.
Pak javë më parë, Presidenti e konsideroi ekzistencën dhe përdorimin e pajisjes së dyshuar përgjuese, si kërcënim të sigurisë kombëtare./Klan