Gjatë emisionit “Opinion”, Presidenti Meta kritikoi dy herë opozitën duke deklaruar se ajo ka bërë gabim historik për largimin nga institucionet.
“Ata kanë bërë një gabim historik me largimin nga parlamenti. Ashtu si Edi Rama ka një përgjegjësi historike që vrapoi për t’i zëvendësuar. Sipas Kushtetutës një deputet duhet 30 ditë për ta zëvendësuar. Ilir Meta i është drejtuar shqiptarëve për të kthyer rendin kushtetues”, tha Meta.
Presidenti tha se megjithëse mazhoranca ja ktheu dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, populli u përgjigj duke mos marrë pjesë në votime. Por duke iu kthyer cështjes së 13 tetorit të cilën ai e dekretoi si datën e re të zgjedhjeve, Meta shtoi se fakti që në atë ditë ato nuk u zhvilluan është faji i opozitës.
“Mazhoraca ja ktheu dekretin presidentit por populli fare bëri. Nuk doli në votime 5% dolën. 27 ditë që të dilnin rezultatet 13 tetori ishte gabimi i opozitës”, tha Presidenti. /Opinion.al