Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti, ky poet në shoqërinë tonë

2016/02/15 at 2:35 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Presidenti, ky poet në shoqërinë tonë

 Nga Ballsor Hoxha


Shoqëritë, si edhe individët, njëjtë sikur që shkojnë përpara, po ashtu mund edhe të kthehen prapa. Kjo është quajtur edhe si regres. Shoqëritë shqiptare, nëpër shtetet në të cilat jetojnë, dhe ku shumë prej tyre aspirojnë për bashkim, derisa janë duke u përpjekur për këtë bashkim, në të njëjtën kohë, jo vetëm që kanë pësuar regres, por edhe kanë harruar kur ka pasur , nëse ka pasur, ndonjëherë, mirëqenie.

Regresi është aq i thellë, aq i gjatë dhe aq gjithëpërfshirës në shoqëritë shqiptare (pra shqiptarët në shtetet në të cilat jetojnë) sa që sisteme, institucione dhe mekanizma të tërë kanë rënë nga përdorimi dhe janë tërësisht dekorativë.

Një prej sistemeve të këtilla është edhe sistemi i edukimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj.

Një tjetër sistem është sistemi i gjyqësisë, po ashtu në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Një tjetër sistem është sistemi i mjekësisë, gjithashtu i regresuar deri në kohërat prapa lindjes së humanizmit etj.

Por sistemi më i dhembshëm në këtë regres, dhe më i qenësishëm për rikthimin e jetës normale, sistemi i qeverisjes, ka pësuar regresin më të “fëlliqtë” dhe më të thellë në shoqëritë tona. Sistemi i qeverisjes ka pësuar aq shumë regres sa që ka kaluar në njëlloj pushteti klanor (apo asaj që njihet si individuale), ka kaluar në ndërmarrje po ashtu klanore, ka kaluar në mundësi drejtësie klanore dhe në arritje të statuseve të yjeve të showbizit.

Dy prej gjërave që e shquajnë më së miri këtë regres të këtij mekanizmi qeverisës, motorik dhe organizues të jetës në shoqëritë tona, pra të qeverisë, janë statusi i Presidentit dhe statusi i Kryeministrit.

Derisa kryeministri aktual, pra ai që është në pushtet, kudoqoftë dhe sidoqoftë, në shoqëritë shqiptare, është, jo udhëzuesi më i rëndësishëm i qeverisjes së vendit, jo organizuesi i qeverisjes, jo personi më me pushtet, por përkundrazi: ai është personi më i nënshtruar, në njërën anë nga forcat e jashtme dhe në anën tjetër nga forcat me kapital brenda partisë (koalicionit); pastaj, jo që nuk është personi organizues në mekanizmin e qeverisjes së vendit, por përkundrazi, është personi më ç’orientues pikërisht për shkak të fshehjes së pafuqisë qeverisëse; pastaj, jo që nuk është udhëzuesi më i rëndësishëm i drejtimit të shoqërive tona, por është pikërisht më i udhëzuari në shoqëritë tona, prapë nga klanet me kapital, komunitetet ndërkombëtare, interesat individuale, dhe sidomos në raport me partinë opozitare më të madhe.

Në anën tjetër, është sistemi i Presidencës. Presidenca ka një status shumë interesant në shoqërinë tonë, pra si vlerë shoqërore dhe jo politike. Përpos që është një inovacion politik/qeverisës krejtësisht i ri dhe i huaj për sistemin tonë të vlerave si shoqëri shqiptare. Presidenti është në një mënyrë i anatemuar, apo i diskriminuar pozitivisht (siç do të thoshte UNMIK në Kosovë), dhe në të njëjtën kohë është njeriu me statusin më të lartë aktual në hierarkinë e pushtetit.

Sistemi i vlerave të shoqërisë sonë ende është ai klanor. Apo ka qenë sistem i vlerave heroik (një shkallë më lartë se ai klanor për nga vetëdijesimi), mirëpo ka pësuar regres në sistemin klanor. Sistemi i vlerave klanor i një shoqërie nuk ka kryeministër dhe president, ai ka vetëm prijës. Dhe me këtë në shoqërinë tonë nuk mund të ketë edhe kryeministër edhe president, apo president të diskriminuar nga pushteti  vendimmarrës.

Pikërisht për këtë arsye ky status brenda sistemeve të shoqërive tona është statusi më i çoroditur, më i pakuptueshëm dhe më i pabindje prej të tjerëve.

Shembulli më i mirë i këtij statusi brenda shoqërive tona të regresuara prapa në sistemin klanor të vlerave është Presidenti Ibrahim Rugova dhe Presidentja Atifete Jahjaga. Derisa Jahjaga ka qenë dhe është personi më i fyer, poshtëruar dhe i pabindje nga më së shumti kosovarë, ajo në të njëjtën kohë, gjatë tërë mandatit të saj ka qenë e detyruar të luaj rolin e njëlloj “prijëse” klanore. Ajo gjatë tërë mandatit të saj është dashur që të “pajtoj” partitë politike (lexo: fiset). Derisa, në anën tjetër, presidenti i parë, i ndjeri presidenti Rugova, duke dashur të diskriminoj veten nga pushteti dhe vendimmarrja kishte zgjedhur me vetëdëshirë postin e presidentit. Si i vetëdijshëm për gjëra si këto që u cekën në këtë shkrim, ai kishte zgjedhur postin më të parëndësishëm në pushtet dhe më simbolizues në popull.

Rexhep Mejdani, Bamir Topi, dhe presidenti aktual, të gjithë kanë pasur po të njëjtin rol në Shqipëri: atë të prijësit, por jo edhe të komandantit (lexo: pushtetmbajtësit). Po ashtu edhe Milo Gjukanoviq në Mal të Zi kur kishte arritur tërë atë që ofron sistemi qeverisës në Mal të Zi, kishte zgjedhur postin e Presidentit, etj.

Për të përfunduar, dhe për të reflektuar në lidhje me të gjitha luftërat që bëhen për këtë post, siç është ajo në Kosovë momentalisht, nga tri palët kryesore: komuniteti ndërkombëtar, pozita, dhe opozita, kisha krahasuar postin e presidentin me dy statuse shoqërore krejtësisht të “çmendura”, brenda regresit ku jemi kthyer, dhe këto janë: statusi i poetit, dhe statusi i psikiatrit.

A ka gjë më të kotë, më pa-lidhje, më të çoroditur, se të jesh sot poet, kudo ndër shqiptarë?

Po ka, dhe ajo është të jesh psikiatër. Po e marr këtë shembull sepse pikërisht sot, këtu prapa ku jemi kthyer, në këtë sistem vlerash para-humanizmit, shoqëria jonë ka hedhur poshtë çfarëdo dije dhe përvoje psikologjike për veten dhe njëri tjetrin. Aq më shumë që konfuzioni dhe dramat e përjetuara janë aq të thella dhe traumatike sa që të gjithë jemi klientë/pacientë potencial për tek psikiatri.

Logjika jonë e të menduarit thotë se të qenit i sëmurë, nuk kërkon domosdoshmërish doktor. Dhe e kundërta, të pasurit e një statusi të presidentit të shtetit, nuk do të thotë se kemi nevojë për atë.

Kjo logjikë, e thjeshtëzuar, thotë: nuk më duhet ajo për të cilën kam nevojë. Dhe, dua ta kem atë për të cilën nuk kam nevojë.

Kjo është pikërisht regresi i shoqërisë sonë. Regresin e shoqërisë mund ta paramendojmë si njëlloj tërmeti, apo njëlloj cunami, i cili shkatërron tërë atë që është, dhe ajo që mbetet ose është e thyer ose është e panevojshme. /Opinion.al/

 



Ju sugjerojmë

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Para
Video Tani në Opinion/ Ristani:  45 minuta pas ngjarjes,Tahiri bënte selfie me femrat

PD: Rama nuk reflekoi pas vizitës së Kerry-t

Filmat porno që preferojnë femrat

Filmat porno që preferojnë femrat

Video/ Shën Valentini i Tea-s nuk është Veseli

Video/ Shën Valentini i Tea-s nuk është Veseli

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të...

Lexo më shumë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
14 Maj, 2025

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, ku deputeti demokrat nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për fituar edhe...

Lexo më shumë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
14 Maj, 2025

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin,...

Lexo më shumë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
14 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi në seli drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com