Bota

Presidenti indiferent ndaj Covid-19, Brazili shënon rekord viktimash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 07/05/20 |
el ida

Teksa Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vijon qasjen indiferente ndaj Covid-19, viktimat në vend janë rritur ndjeshëm.

Brazili raportoi numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë. Ky bilanc është njëherësh dhe më negativi në 24 orë në të gjithë hemisferën jugore.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Nelson Teich, 615 persona e humbën betejën përballë Covid-19 ditën e fundit, duke e çuar bilancin total të viktimave në më shumë se 8500.

Teich shtoi se tashmë është momenti kur qeveria mund të vendosë aplikimin e masave shtrënguese në disa nga zonat më të prekura nga pandemia.

Por, presidenti Jair Bolsonaro që prej shpërthimit të pandemisë e ka neglizhuar ashpërsinë e Covid-19 dhe ka inkurajuar qytetarët të vijojnë të shkojnë në punë.

Ai ka minimizuar vazhdimisht rrezikun e virusit dhe ka kritikuar ashpër përpjekjet e guvernatorëve dhe kryetarëve të bashkive për të vendosur masa për të kontrolluar përhapjen e virusit./Opinion.al

Pas