Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takon Presidentin amerikan, Donald Trump dhe bashëshorten e tij.
Lajmin për këtë takim në mes të dy çifteve presidenciale e ka bërë të ditur, Thaçi me anë të një postimi në Facebook.
“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën”.
“Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar Thaçi në Facebook.