Ekipi olimpik shqiptar u kthye ditën e sotme në Tiranë së bashku me dy medaljet e fituara në Paris 2024.
Teksa mori pjesë në ceremoninë e pritjes në aeroport, Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, u shpreh se ishte tepër i emocionuar për arritjet.
Ai tha se çdokush që nderon flamurin kombëtar meriton përulje dhe mirënjohje.
“Jam shumë i emocionuar. Është një ëndërr që doja ta realizoja vetë, por jam po aq krenar për atë që kanë bërë djemtë Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.
Përulje dhe mirënjohje për të gjithë ata që nderojnë flamurin kombëtar”.