Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i Autoritetit Palestinez: Vetëm SHBA mund ta ndalë ofensivën e Izraelit në Rafah

2024/04/28 at 1:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti i Autoritetit Palestinez: Vetëm SHBA mund ta ndalë ofensivën e Izraelit në Rafah

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha të dielën se vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta ndalin Izraelin nga kryerja e një ofensive ushtarake në qytetin kufitar të Gazës, Rafah.

Ai theksoi se një ofensivë e tillë, e cila pritet brenda ditësh, mund ta detyrojë shumicën e popullsisë palestineze të ikë nga Gaza.

“Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i kërkojnë Izraelit të mos e kryejë sulmin në Rafah. Amerika është vendi i vetëm që është në gjendje ta parandalojë Izraelin nga kryerja e këtij krimi”, tha Abbas gjatë një takimi në Forumin Ekonomik Botëror në Riad të Arabisë Saudite.

Izraeli i ka rritur sulmet në Rafah në javën e fundit dhe ka kohë që kërcënon se do ta pushtojë atë për t’i shkatërruar batalionet e mbetura të Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Vendet perëndimore, përfshirë aleaten më të madhe të Izraelit SHBA-në, i kanë bërë thirrje Izraelit të mos e pushtojë Rafahun, ku më shumë se gjysma e popullsisë e Gazës prej 2.3 milionë banorësh ka kërkuar strehim nga luftimet në pjesët e tjera të territorit.

“Të gjithë palestinezët e Gazës janë të grumbulluar atje. Do të ndodhte katastrofa më e madhe në historinë e popullit palestinez”, tha ai.

Të shtunën në mëngjesin u vranë gjashtë njerëz, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm ajror izraelit në Rafah, thanë zyrtarët e një spitali lokal.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi më 7 tetor, kur pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij një sulmi në jug të Izraelit.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./ REL

Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

20 Maj, 2025 6:33 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Kryesore

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

20 Maj, 2025 6:33 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

20 Maj, 2025 6:17 pm
Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
Bota

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

20 Maj, 2025 5:36 pm
Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Bota

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

20 Maj, 2025 5:31 pm
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
Kronikë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

20 Maj, 2025 5:27 pm
Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

20 Maj, 2025 5:20 pm
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
Aktualitet

Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike

20 Maj, 2025 5:20 pm
Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier

20 Maj, 2025 5:09 pm
Britania pezulloi negociatat, Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin
Bota

Britania pezulloi negociatat, Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin

20 Maj, 2025 4:54 pm
Para
Investigimi i “Rai 3”, Meloni mbron Ramën: U liçua se ndihmoi Italinë

Investigimi i “Rai 3”, Meloni mbron Ramën: U liçua se ndihmoi Italinë

Gati gjysma e qyteteve kryesore të Kinës po fundosen për shkak të nxjerrjes së ujit

Gati gjysma e qyteteve kryesore të Kinës po fundosen për shkak të nxjerrjes së ujit

Zgjedhjet në Bashkimin Europian, Giorgia Meloni shpall kandidaturën

Zgjedhjet në Bashkimin Europian, Giorgia Meloni shpall kandidaturën

TE FUNDIT

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
20 Maj, 2025

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet të cilës i kërkon që të...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
20 Maj, 2025

SPAK ka zbarkuar ditën e sotme në bashkinë e Klosit, ku ka zhvilluar një aksion lidhur me krimet zgjedhore. Sipas...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
20 Maj, 2025

Deputetja e Partisë socialiste dhe kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Lexo më shumë

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
20 Maj, 2025

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro iu përgjigj të hënën pasdite deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com