Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Gjermanisë: SHBA, Kina Rusia rrezikojnë rendin botëror

2020/02/16 at 8:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Gjermanisë: SHBA, Kina Rusia rrezikojnë rendin botëror

“Secili vend duhet të shohë vetë, se ku mbetet, e të vendosë interesat e tij mbi gjithë të tjerët”, kjo është deviza e presidentit amerikane, Donald Trump, tha Steinmeier në një fjalim në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Sikur vërtet është menduar për të gjithë, nëse gjithkush ka menduar për vete”. Presidenti gjerman megjithatë e vlerësoi bashkëpunimin transatlantik. Ky duhet ruajtur, tha Steinmeier, i cili hapi zyrtarisht Konferencën e 56-të të Sigurisë në Mynih nën drejtimin e diplomatit të njohur, Wolfgang Ischinger. Kjo konferencë shihet si forum i rëndësishëm i politikës së sigurisë, ku deri të dielën diskutojnë e zhvillojnë takime rreth 40 krerë shtetesh e qeverish.


Por Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo nuk i pranoi kritikat për tërheqjen amerikane nga skena globale. Ai tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se “jam i lumtur të them, se vdekja e aleancës transatlantike është tejet e ekzagjeruar”. Perëndimi është duke fituar, dhe ne po fitojmë së bashku, tha ai. Por në fjalimin e mëvonshëm ishte presidenti francez, Emmanuel Macron që bëri fjalë për “dobësim të perëndimit”.

“Pa respektuar të drejtën ndërkombëtare”

Steinmeier akuzoi Rusinë, se “pa respektuar të drejtën ndërkombëtare” e aneksoi Krimenë. Ky vend “e bëri dhunën ushtarake dhe ndryshimin e dhunshëm të kufijve në kontinentin europian sërish mjet të politikës”. Që atëherë sundon pasiguri dhe paparashikueshmëri. Sipas Steinmeier, Kina përmes fuqizimit të saj është bërë një aktor i rëndësishëm në institucionet ndërkombëtare. “Në të njëjtën kohë ky vend e pranon të drejtën ndërkombëtare vetëm në mënyrë selektive, aty ku bie ndesh me interesat e veta”, kritikoi presidenti gjerman. Veprimi i Kinës në Detin Jugor Kinez i shqetëson fqinjët në rajon. “Kurse mënyra e veprimit kundër pakicave në vend na shqetëson të gjithëve”, tha Steinmeier duke pasur parasysh këtu burgosjet masive të uigurëve.

“Më shumë mosbesim, më shumë armatim, më pak siguri”

Steinmeier paralajmëroi në këtë kontekst për një garë të re armatimi. “Po kthehemi sërish në dilemën klasike të sigurisë. Më shumë mosbesim, më shumë armatim, më pak siguri janë pasojat. Deri në një garë të re armatimi nuklear, që nuk do të sjellë vetëm më shumë armë, por më shumë fuqi nukleare të armatosura mirë, me të gjitha rreziqet për situatën e brishtë të stabilitetit nuklear”, theksoi presidenti gjerman. Rikthimi tek interesat kombëtare e dobëson bashkësinë ndërkombëtare, edhe në kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta për probleme globale, si ndryshimi i klimës. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë “shumë e shqetësuar” kur institucionet ndërkombëtare “dobësohen” apo “bllokohen”. “Humbjen e diplomacisë, të shtyllave mbajtëse të arkitekturës sonë të sigurisë, të marrëveshjeve për kontrollin e armatimit e marrëveshjeve ndërkombëtare nuk mund ta zëvendësojmë me tanke, avionë luftarakë dhe raketa me rreze të mesem veprimi”, tha Steinmeier. E pikërisht, sepse rrezikon të shkatërrohet “Pax Americana”, Europa duhet të reagojë ndaj kësaj “zhvendosjeje të fortë të sferave të pushtetit dhe ndikimit”. Europa “duhet të gjejë balancën e saj me Kinën, në mes ashpërsimit të konkurrencës së sistemeve dhe bashkëpunimit të nevojshëm e duhet të marrë seriozisht partnerët e fuqishëm në Azi”, paralajmëroi presidenti gjerman.

Maas apelon tek europianët

Për shkak të tërheqjes gjithnjë e më të dukshme të SHBA nga konfliktet ndërkombëtare, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) kërkoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih një angazhim më të fuqishëm gjerman dhe europian në politikën e sigurisë.”Ne europianët i kemi mbajtur për një kohë të gjatë sytë mbyllur para realitetit të vështirë, që krijon tërheqja amerikane nga angazhimi ushtarak dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Maas. Në këtë boshllëk gjeopolitik që po lenë SHBA nën qeverinë e Trump po hyjnë “me forcë” vende si Rusia, Turqia dhe Irani. Por këto shtete ndjekin “shpesh vlera tërësisht të tjera, interesa të tjera dhe përfytyrime të tjera për rendin”. Në këtë kontekst, Mass kërkoi “ngritjen e një Bashkimi Europian të sigurisë dhe mbrojtjes si shtyllë të fortë dhe europiane të NATO-s”. Kjo është detyra politike europiane e viteve 20-të.” Për këtë Gjermania do të reagojë edhe ndaj ofertës së presidentit francez, Emmanuel Macron për një dialog strategjik europiane mbi armët atomike franceze. Gjermania është “e gatshme të angazhohet edhe më shumë ushtarakisht”, por ky duhet të jetë i përfshirë në një “logjikë politike” dhe i lidhur me diplomacinë.” /DW



Ju sugjerojmë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Mark Zuckenberg del pro rregullimit, jo nga kompania por nga qeveritë

Mark Zuckenberg del pro rregullimit, jo nga kompania por nga qeveritë

Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

Bllokohen pesë tonë kokainë, sasia më e madhe në historinë e këtij vendi

Bllokohen pesë tonë kokainë, sasia më e madhe në historinë e këtij vendi
















TE FUNDIT

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com