PD ka reaguar pas dekretimit të datës 12 shtator për mbledhjen e Parlamentit të ri nga, Presidenti Bajram Begaj.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ironizon Begajn, duke e cilësuar si ministri i Ramës në Presidencë.
“Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokër”, u shpreh Bardhi.