Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

2025/05/19 at 3:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim në Institucionin e Presidentit Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në këtë takim morën pjesë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si edhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë kombëtare.

Presidenti i Republikës e vlerësoi Kursin e Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes për qëllimin që ai ka përtej natyrës akademike, siç është forcimi i marrëdhënieve mes ushtarakëve nga vende të ndryshme të NATO-s dhe atyre partnere që i shërbejnë fuqizimit të lidhjeve të vendeve të cilave u përkasin.

Duke folur për zhvillimet gjeostrategjike dhe sfidat e paqes dhe të sigurisë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e mbrojtjes.

“Institucionet shqiptare, – u shpreh Presidenti i Republikës, janë të angazhuara për të vijuar me rritjen e shpenzimeve në mbrojtje”.

Kreu i Shtetit i njohu studentët me politikat e Shqipërisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, të bazuara në bashkëpunim, marrëdhënie dy e shumëpalëshe, në forcimin e miqësisë.

”Ndërtimi i urave dhe jo i mureve, – u shpreh Presidenti Begaj, janë në themel të politikës së jashtme të Shqipërisë, plotësisht e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian”.

“Si shqiptarë, ne besojmë në promovimin e paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm për vendin tonë, për fqinjët dhe për të gjithë miqtë tanë, u shpreh Kreu i Shtetit në këtë takim.

Gjatë bashkëbisedimit me kursantët, Presidenti Begaj iu përgjigj interesimit të tyre në lidhje me sfidat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar faktin e rizgjimit të vëmendjes së vendeve të Evropës ndaj rajonit me nisjen e agresionit rus në Ukrainë.

“Unë mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida, sfidat për një sistem demokratik më të konsoliduar, të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të forcimit të institucioneve, rritjen e zhvillimit ekonomik, përshtatjen me agjendën e gjelbër, si dhe çështjet e komunikimit dhe përballja me disinformimin. Që të arrijmë suksesin në këto fusha, duhet të punojmë së bashku në unitet dhe solidaritet”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Gjatë këtij takimi, Këshilltarët e Presidentit Begaj i njohën studentët me funksionin e Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe rolin e Kreut të Shtetit në një Republikë Parlamentare dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Para
Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

TE FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com