Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Begaj pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi

2024/11/13 at 4:25 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Begaj pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë bisedës u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, social dhe kulturor.

Kreu i Shtetit vlerësoi rëndësinë e rolit të faktorit shqiptar si “faktor shtetformues, paqedashës dhe i vendosur për integrimin Euroatlantik” për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, i cili shërben edhe si urë lidhëse mes dy vendeve tona. Shqiptarët kanë një rol të veçantë edhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Kreu i Shtetit vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe me një rol prioritar për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut ligjin për gjuhën dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratë.

“Shqipëria është e gatshme të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy vendeve për avancimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, si dhe kontekstin evropianizues të zhvillimeve në mbarë rajonin”, theksoi Presidenti Begaj, duke garantuar një klimë miqësore dhe konstruktive, një model i fqinjësisë së mirë në rajon.

Në lidhje me marrëdhëniet ekonomike u theksua rëndësia e vazhdimit të projekteve të nisura, ndër më të rëndësishmit, Korridori VIII, i cili, sipas Presidentit të Republikës, është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor.

“Korridori VIII, – u shpreh Presidenti Begaj – është një projekt strategjik në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.”

Presidenti Begaj theksoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e integrimit evropian është një proces i rëndësishëm, pavarësisht veçimit të dy vendeve në këtë rrugëtim, për të cilin shprehu bindjen se do të takohen sërish.

Ju sugjerojmë

Osmani për “Reuters”: Do të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me çdo çmim!
Rajoni

Osmani:Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

4 Korrik, 2025 2:10 pm
Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari
Aktualitet

Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari

4 Korrik, 2025 2:06 pm
Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

4 Korrik, 2025 1:46 pm
“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
Aktualitet

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

4 Korrik, 2025 1:29 pm
“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
Aktualitet

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

4 Korrik, 2025 1:26 pm
“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…
Aktualitet

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…

4 Korrik, 2025 1:21 pm
Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve
Aktualitet

Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve

4 Korrik, 2025 1:12 pm
Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit
Aktualitet

Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit

4 Korrik, 2025 1:03 pm
Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!
Aktualitet

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!

4 Korrik, 2025 1:03 pm
Para
Talibanët kryejnë ekzekutimin e gjashtë publik prej kthimit në pushtet

Talibanët kryejnë ekzekutimin e gjashtë publik prej kthimit në pushtet

Publikimi i dokumenteve sekrete mbi planet izraelite për të sulmuar Iranin, FBI arreston të dyshuarin

Publikimi i dokumenteve sekrete mbi planet izraelite për të sulmuar Iranin, FBI arreston të dyshuarin

Hetoi Donald Trump, Smith planifikon të japë dorëheqjen si prokuror

Hetoi Donald Trump, Smith planifikon të japë dorëheqjen si prokuror

TE FUNDIT

Osmani:Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

Osmani për “Reuters”: Do të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me çdo çmim!
4 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekipi i saj ligjor ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës...

Lexo më shumë

Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari

Vodhi 30 mijë € e sende me vlerë në një banesë/Arrestohet pas disa muajsh 49 vjeçari
4 Korrik, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “November”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar për vjedhje me pasoja...

Lexo më shumë

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
4 Korrik, 2025

Një javë e mbushur me energji kozmike, mundësi të reja dhe sinjale për ndryshime të mëdha po na pret. E...

Lexo më shumë

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
4 Korrik, 2025

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kyeministri Rama ka dhënë një paralajmërim të qartë për subjektet që kanë zaptuar hapësirat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com