Rajoni

Presheva/Serbia i refuzon lejen ministrit Sveçla dhe Zv.Kryeministrit të Kosovës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:14 - 15/08/22 |
Opi Nion

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i dhe  ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës. Lajmi bëhët I ditur nga mediat vendase, që njoftojnë se të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajmin për mos dhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar për RTK-në, zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Sipas tyre, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.

Kujtojmë se Zv.Kryeministri Bislimi është njëkohësisht edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel./Opinion.al

 

 

Pas