Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej javësh ndodhet nën masën “arrest shtëpie” është filmuar duke shëtitur në verandën e banesës së tij.
Ashtu siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, Berisha duket teksa po bën ecje në verandën e banesës së tij.
Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në masën “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.
Më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe lënien e tij në “arrest shtëpie”.