Brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes – OSSH, prej 10 orësh ndodhen në gjendje gatishmërie për shkak të kushteve të motit, i cili ndikoi në disa akse të sistemit shpërndarës kryesisht në ultësirën perëndimore, si Kavajë, Fier Vlorë (probleme kishte edhe në Krujë, Tiranë fshatra).
Bëhet me dije se aktualisht situata paraqitet 90% e përmirësuar falë punimeve të realizuara gjatë natës dhe mëngjesit.
Të gjitha linjat 35 kV, N/Stacionet si dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojne me energji elektrike hidrovorët ndodhen në punë.