Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat/ TVSH-ja me koncension për të monopolizuar kasat

2016/01/25 at 10:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prapaskenat/ TVSH-ja me koncension për të monopolizuar kasat

“Përdorimi i kuponit tatimor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me TVSH-në. Nuk e kuptoj si mund të japësh me koncesion (PPP) një projekt që nuk ka lidhje deri tani me TVSH-në dhe mbledhjen e taksave, nga ku koncesionari të marrë mbrapa përqindje nga TVSH-ja e mbledhur mbi parashikimin 11% në vit?!” Kështu shprehet Renald Rista, ish-drejtor i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe një njohës i mirë i sistemeve dhe serverëve në tatime.


Ai ka shpjeguar  për Monitor këndvështrimin e tij lidhur me projektin për partneritet publik privat (PPP) në administrimin e TVSH-së, prezantuar së fundmi nga Financat.

Rista pohon se sistemi aktual i kasave fiskale përfshin programin kompjuterik në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Nexus dhe të gjitha kasat fiskale të instaluara deri tani.

Rista shtron pyetjen se përse duhet të bëhet me koncesion gjithë kjo lëvizje me kosto kaq të madhe, kur këtë gjë mund ta bëjnë shoqëritë aktuale (pa pagesë)?

Tatimet do të ishin vetëm monitorues të procesit. “Në opinionin tim kjo po bëhet për të monopolizuar një proces të detyrueshëm (kasat fiskale) dhe duke vjelë paratë nga biznesi për mirëmbajtjet dhe shteti si koncesion.”

Një fakt tjetër interesant, sipas Ristës, është se përdorimi i kuponit tatimor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me TVSH-në. Kasat fiskale masin qarkullimin e bërë me para në dorë sipas nenit 54 dhe 55 të ligjit të procedurave tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Ato nuk masin xhiron, TVSH-në apo qarkullimin (qarkullimi i biznesit është shitje me para në dorë, plus shitje me faturë e bankë, plus eksporte). Kasat fiskale kanë qëllim të masin vetëm shitje me para në dorë dhe jo elementet e tjera (deri këtu nuk ka lidhje me TVSH-në).

Forma e prezantuar në kuponin tatimor (njësi – sasi- çmim TVSH) është që konsumatori të kuptojë strukturën e çmimit dhe jo për të llogaritur TVSH-në. Kuponi tatimor nuk është dokument dhe si i tillë nuk mund të përdoret nga biznesi për të kredituar apo për të paguar TVSH-në.

“Nuk e kuptoj si mund të japësh me koncesion (PPP) një projekt që nuk ka lidhje deri tani me TVSH-në dhe mbledhjen e taksave, nga ku koncesionari të marrë mbrapa përqindje nga TVSH-ja e mbledhur mbi parashikimin 11% në vit”, thotë ish-shefi i IT-së i Tatimeve.

Edhe lidhur me faturat elektronike, Rista thotë se ky propozim është i pavend dhe aspak serioz, pasi faturat elektronike mund të gjenerohen nga sistemi i ri i implementuar tashmë nga tatimet dhe që ka kushtuar më shumë se 10 milionë euro, investimi fillestar dhe disa miliona të tjera në vazhdim. Është i njëjti proces përmes të cilit programet e kontabilitetit si ‘Alfa’, ‘Financa 5’ apo ‘Bilanc’, gjenerojnë faturat dhe këto programe kushtojnë 200-500 euro.

Sipas tij, gjenerimi i faturës elektronike është një kamuflim që të duken sa më shumë elemente ne te cilat ndikon koncesioni.

Për lotarinë tatimore, Risto shpjegon se Loja promocionale ka qenë si ide e Tatimeve dhe Ministrisë së Financave që në vitin 2011 e huazuar nga Turqia. Por, që të realizohej për qëllimin e rritjes së sensibilizimit të biznesit dhe konsumatorëve për përdorimin e kuponit tatimor, kjo lojë duhej të lidhej me kuponët tatimorë (pra për çdo kupon të lëshuar të kishte një numër “serial” identifikues unik, i cili do të identifikonte kuponin).

Kjo gjë mund të realizohej si nga sistemi i brendshëm i tatimeve “Nexus” (i cili duhet të mbante të regjistruar të gjithë serialet) edhe nga shoqëritë e kasave (çdo kasë të gjeneronte një numër unik për çdo kupon) duke bërë ndryshimin e programit në kasë. Problemi qëndronte, shpjegon Risto, se duheshin përditësuar të gjitha kasat dhe më pas të fillonte loja promocionale (për çdo kasë shoqëritë e autorizuara instalonin programin e ri pa pagesë)

Ky ndryshim te çdo kasë ishte shumë i vështirë për t’u bërë pasi bizneset nuk shkonin vetë te shoqëritë e kasave dhe nëse fillonte si proces do të merrte më tepër se dy vjet për t’u realizuar (pasi kasat do të përditësoheshin atëherë kur bizneset do të kryenin kontrollet periodike). Por meqënëse vendosja e kasave arriti deri në 85% të bizneseve dhe përdorimi i tyre u bë i dukshëm, nuk u pa më e arsyeshme të implementohej loja promocionale. /monitor/

 



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Foto/ Rita Ora pa të brendshme në sfilatën e Versace

Foto/ Rita Ora pa të brendshme në sfilatën e Versace

Motra e Altin Danit i shkruan Berishës: Vëllai im nuk është bandit

Motra e Altin Danit i shkruan Berishës: Vëllai im nuk është bandit

Mos u martoni nëse nuk i përgjigjeni këtyre pyetjeve…

Mos u martoni nëse nuk i përgjigjeni këtyre pyetjeve...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com