Policia ka shoqëruar në Komisariat një shtetas me inicialet E.T., i cili nuk respektoi udhëzimet e uniformave blu për të vendosur zinxhirë në gomat e automjetit dhe qarkullonte duke kryer manovra në dëborë në zonë të banuar duke rrezikur jetën e këmbësorëve.
E.T., i publikonte videot në rrjetin social “Tik-Tok”.
Policia ka shoqëruar në Komisariat qytetarin si dhe e ka ndëshkuar me gjobë 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë
Dibër
Nuk respektoi udhëzimet e Policisë për të vendosur zinxhirë në gomat e automjetit dhe qarkullonte duke kryer manovra në dëborë në zonë të banuar duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, si dhe bëri video dhe e postoi në rrjetin social “Tik-Tok”, Policia shoqëron në Komisariat dhe ndëshkon me masë administrative drejtuesin e automjetit.
Patrulla e Policisë Rrugore, pas shoqërimit në Komisariat të shtetasit E.T, sëbashku me automjetin e tij, e kanë ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.