Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Portret i kryeministres së re britanike: Kush është Theresa May?

2016/07/13 at 8:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Portret i kryeministres së re britanike: Kush është Theresa May?

Ish-sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila u zgjodh sot kryeministrja e dytë në historinë e vendit pas Margaret Thatcher, duket se që tani ka plotësuar nevojën për siguri dhe stabilitet në vendin i cili hyri në fazë turbulencash pas vendimit për daljen nga Bashkimi Evropian.


May mori edhe detyrën e lideres së re të Partisë Konservatore në pushtet nga David Cameron.

Miqtë e saj të punës e quajnë “mbretëresha e akullt” për shkak të humorit të rëndë dhe qëndrimit autoritar, ndërkohë që paraqitet si simbol i “besueshmërisë” dhe “gjakftohtësisë”.

Boshllëku që u krijua nga pasiguria në marrëdhëniet me shtetet evropiane pas referendumit për dalje nga BE-ja më 23 qershor dhe deklarimi i kryeministrit Cameron se do të largohej nga detyra, fillimisht ndikoi në valutën e  Britanisë.

Stërlina britanike, që ra në vlerën më të ulët në 35 vitet e fundit, i shndërroi në rreziqe reale skenarët në lidhje me ekonominë e vendit si asnjëherë më parë.

Ndërkaq, me përcaktimin, të hënën e kaluar, se May mbetej kandidatja e vetme për kryeministre, kjo pati ndikim te sterlina dhe valuta kaloi në rritje qoftë edhe në mënyrë të kufizuar.

Artikulli i një gazete me titullin “Theresa May është e mërzitshme, por e besueshme dhe mbase ajo që i duhet Britanisë tani”, përmbledh periudhën turbulente në të cilën kaloi vendi.

May, e cila thotë se “filozofia ime nuk është të flas, por të bëj”, është kundër perceptimit të politikës si “lojë”.

Sesa seriozisht e merr politikën May, këtë e tregojnë fjalët e saj.

“Vendimet që marrim ndikojnë në jetën e njerëzve dhe kjo është një gjë që përherë duhet ta kemi parasysh”, thotë May.

Theresa May, e cila kur e prezanton veten thekson se është e bija e një teologu dhe mbesa e një ushtari, thotë se “shërbimi publik gjithnjë ka qenë dhe është pjesë e jetës sime”.

Aktualisht May ndodhet në fazën e re politike pas referendumit për dalje nga BE-ja, ndërkaq, ajo i mbetet besnike Cameronit duke përfaqur qëndrimin në anën e unitetit të vendit.

Megjithatë, May po ashtu nuk mori roli aktiv gjatë fushatës.

May kishte mendime të ngjashme me politikanët antiBE në tema si çështja e migrantëve dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ndërsa në kabinet u pa si “mbështetëse e fshehtë e Brexit”.

Në këtë mënyrë, May ka marrë edhe mbështetjen e kundërshtarëve të BE-së në Britani, vend i cili po përgatitet t’i ndajë rrugët me BE-në.

Kujdesi i lartë që ka treguar ndaj detajeve gjatë karrierës si ministre, miqtë e punës e kanë quajtur si “kujdes mikroskopik”.

Megjithatë, jo të gjithë kanë ngelur me këtë “kujdes” dhe me politikat që ajo ka zhvilluar si ministre.

Ndërkohë që si sukses i saj gjatë periudhës si ministre e Brendshme llogaritet fakti që në Britani nuk ka patur incident të madh terrorist dhe niveli i krimit është ulur, transmeton atsh.

Në listën e dështimeve të saj bën pjesë mosrealizimi i premtimit se do ta ulte migrimin neto i cili mesatarisht është në nivelin 300 mijë në vit, në nën 100 mijë të premtuar./express

 



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

15 Maj, 2025 2:49 pm
Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
Rajoni

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

15 Maj, 2025 2:35 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

15 Maj, 2025 1:55 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

15 Maj, 2025 1:48 pm
“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…
Aktualitet

“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…

15 Maj, 2025 1:39 pm
Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus
Aktualitet

Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus

15 Maj, 2025 1:26 pm
Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje
Aktualitet

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

15 Maj, 2025 1:24 pm
Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
Aktualitet

Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

15 Maj, 2025 1:05 pm
Para
De Biazi e pranon për “The Sun”: Jam gati të drejtoj stolin e Anglisë

De Biazi e pranon për “The Sun”: Jam gati të drejtoj stolin e Anglisë

Ja cili çift shqiptar realizon foton e famshme “follow me”

Ja cili çift shqiptar realizon foton e famshme "follow me"

Video/ Dëgjoni këngën më të vjetër në botë

Video/ Dëgjoni këngën më të vjetër në botë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
15 Maj, 2025

Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues...

Lexo më shumë

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
15 Maj, 2025

Të katër liderët e partive parlamentare shqiptare kanë shkuar në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, në përpjekje për...

Lexo më shumë

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
15 Maj, 2025

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora. Përmes një shkrese zyrtare dërguar...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com