Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Porti i ri në Porto Romano, Rama: I ofron NATO-s bazë të re ushtarake me parametra optimalë

2024/07/30 at 11:16 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Porti i ri në Porto Romano, Rama: I ofron NATO-s bazë të re ushtarake me parametra optimalë

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin e hapjes së garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, ka thënë se ky port ndikon deri në 3% të prodhimit të përgjithshëm tregtar të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se do të ketë dhe anën ushtarake, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake me parametra optimalë.

”Shqiptarët kanë zgjedhur që ky vend të bëhet më në fund pjesë e familjes së vendeve të lira dhe demokratike. E shkuara, njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit, një plagë mjedisore, një plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për imazhin, por edhe një plagë në aspektin socio-ekonomik sepse e dimë se ajo rrëmujë dhe ai kaos ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme. Largimi i Portit të Durrësit nga qendra dhe vendosja e tij këtu, krejtësisht me një tipologji me përmasa të reja, hapja e një kapitulli të ri në historinë e ekonomisë dhe sigurisë kombëtare. Ky projekt ka një garanci shumë të madhe, ka garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota.

Një port ndikon deri në 3% prodhimin e përgjithshëm kombëtar të vendit, ky që kemi dhe që është një turp i madh, e ka impaktin qesharak. Ky do të jetë një port që do të impaktojë dhe sigurinë tonë. Do të ketë dhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake, jo thjesht të re në numër, por një bazë ushtarake me parametra optimalë. Ky port është një port i ri në Evropë pas shumë dekadash. Ne kemi fatin që duke qenë në fund të kësaj kolone të gjatë, të marrim dhe përfitimin e një dije që është krijuar në vite dhe në aspektin mjedisor dhe në atë të gjelbër të kemi një port që do të jetë një shembull ekselence.

Rëndësia e madhe strategjike e këtij porti për Shqipërinë 2030 sepse ky port i jep Shqipërisë një fuqi në rajon, e bën një pikë kyçe për tregtinë dhe për sigurinë e të gjithë rajonit. Ky port që do të lidhë tregtinë me pjesën tjetër të rajonit përmes hekurudhave që do të ndërtojmë dhe përmes 2 porteve të thata që do të ndërtohen, do të orientojnë flukse shkëmbimesh. Porti do të sjellë punësim cilësor të mirëpaguar. Durrësi me këtë port dhe me portin turistik që është në rrugën e vet normale të ndërtimeve dhe me projektet e tjera që po bëjmë gati, mnë në fund do të ketë të gjitha atë peshë që duam t’i japim dhe do të rifitojë atë reputacion që ka pasur në kohë të vjeta dhe sidomos në marrëdhënien me Italinë”,u shpreh Rama.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Porti i ri në Durrës/ Sako: Impakt pozitiv në ekonomi

Porti i ri në Durrës/ Sako: Impakt pozitiv në ekonomi

Seanca për Belerin, SPAK paraqet prova shkresore

Padia e Belerit shqyrtohet në Administrative, avokatja: Të shfuqizohet dekreti i presidentit për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë

Mbyll mandatin në Shqipëri, Presidenti Begaj pret Wisner: Etapë e shkëlqyer e marrëdhënieve mes dy vendeve

Mbyll mandatin në Shqipëri, Presidenti Begaj pret Wisner: Etapë e shkëlqyer e marrëdhënieve mes dy vendeve

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com