Aktualitet

Porti i Durrësit/Berisha: Veprimet që do ndërmarrim. Mosbindje civile në të gjitha format



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 26/11/22 |
Opi Nion

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur këtë të shtunë për veprimet që opozita do të ndërmarrë për të penguar realizimin e projektit të Portit të Durrësit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se do të krijojnë një Komision Hetimor për këtë çështje, do dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për projektin si dhe do ta kundërshtojnë me mosbindje civile në të gjitha format.

Ndër të tjera, kryedemokrati iu bëri thirrje thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere dhe të mos joshen për të investuar.

“Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor. Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen, së dyti do krijojmë një Komision Hetimor, së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format. Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh”- theksoi Berisha.

Pas