Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Polonia raporton për përleshje me emigrantët

2021/11/14 at 11:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Polonia raporton për përleshje me emigrantët

Në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë po vazhdon të jetë një situatë e brishtë e sigurisë pasi emigrantët sërish kanë provuar që me forcë të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian.

Polonia njoftoi të dielën se më shumë se 200 emigrantë kanë tentuar të kalojnë me forcë kufirin. Ata kanë mbetur të bllokuar në acar dhe pa kushte elementare të jetesës.

Minsku po përballet me sanksione të reja për krizën në rritje në kufirin lindor të bllokut. Rojet kufitare polake ka regjistruar 223 përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin, shkroi ky mekanizëm i sigurisë në rrjetin social Twitter.

Policia tha se ka përdorur forcë për të zmbrapsur migrantët. Një emigrant ka hedhur gurë në drejtim të policisë duke dëmtuar helmetën e një pjesëtari të forcave të sigurisë, tha policia.

Edhe në ditët e kaluara ka pasur përleshje të tilla. Autoritetet polake kanë njoftuar për arrestimin e dhjetëra emigrantëve që kryesisht janë nga Lindja e Mesme, por edhe nga Azia Jugore dhe Afrika. Ata po përpiqen të hyjnë në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar udhëheqësin bjellorus, Alyaksandr Lukashenko për krizën me migrant dhe transportimin e tyre në kufijtë e bllokut evropian për t’u hakmarrë kundër Brukselit për sanksionet e vendosura pas zgjedhjeve të kundërshtuara presidenciale të vitit të kaluar.

Qeveria e Lukashenkas, e cila mbështetet nga Rusia, mohon akuzat dhe ka akuzuar Poloninë dhe BE-në për shkelje të të drejtave të njeriut. Minsku ka thënë se BE-ja po u mohon migrantëve të drejtën që të aplikojnë për azil.

BE-ja dhe Polonia kanë akuzuar edhe Moskën se në këtë situatë po e ndihmon Lukashenkon, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë akuzat. Polonia ka dërguar 15.000 ushtarë në kufirin e saj me Bjellorusinë.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen më 15 nëntor dhe pritet të miratojnë një paketë të re sanksionesh që mund të synojnë kompaninë ajrore shtetërore të Bjellorusisë. Kompania dyshohet se ka pasur rol në transportimin e emigrantëve.

Etiketa: emigrantetpoloni

Ju sugjerojmë

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
Kronikë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

30 Janar, 2026 1:42 pm
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Sport

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

30 Janar, 2026 1:21 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Rajoni

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

30 Janar, 2026 1:15 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri me 1 shkurt

30 Janar, 2026 1:13 pm
Auto-Skicë
Bota

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

30 Janar, 2026 11:56 am
Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Aktualitet

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

30 Janar, 2026 11:26 am
Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Para
Në kërkim nga drejtësia,Taçi: Do vij të më arrestojnë, t’i jap kënaqësinë dikujt

Bashkëpunëtorë të Rezart Taçit, GJKKO lë në burg dy të arrestuarit

Emigrantët/ Arrestohet 29-vjeçari nga Durrësi, në kërkim bashkëpunëtori nga Siria

Emigrantët/ Arrestohet 29-vjeçari nga Durrësi, në kërkim bashkëpunëtori nga Siria

Tuneli i Llogarasë, Rama: Projekt në sirtar për 3 dekada

Tuneli i Llogarasë, Rama: Projekt në sirtar për 3 dekada

TE FUNDIT

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
30 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e radhë kombëtare kundër qeverisë “Rama” do të jetë më 10...

Lexo më shumë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
30 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 janarit 2026 në fshatin Ostren, Bulqizë, ku një 58-vjeçar ka plagosur...

Lexo më shumë

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
30 Janar, 2026

Pas një problemi me avionin, Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me skuadrën e...

Lexo më shumë

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
30 Janar, 2026

KLGJ me shumicë votash nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka, pas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com