Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Poloni, presidenti fal 2 ish-anëtarët e burgosur të kabinetit qeveritar

2024/01/24 at 9:06 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Poloni, presidenti fal 2 ish-anëtarët e burgosur të kabinetit qeveritar

VARSHAVË – Presidenti polak Andrzej Duda fali të martën dy ish anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm nga burgu, në përputhje me kërkesat e partisë kryesore opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila humbi zgjedhjet muajin e kaluar.

Ish ministri i brendshëm Mariusz Kaminski dhe zëvendës i tij Maciej Wasik u burgosën këtë muaj pasi u dënuan për abuzimin me detyrën në funksionet e tyre qeveritare. Të dy zyrtarët u futën në grevë urie, duke thënë se janë të burgosur politikë dhe burgosja e tyre shkaktoi protesta të gjera me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra mbështetësve të partisë PiS.

Presidenti Duda, një aleat i kësaj partie, pati dekretuar faljen e të dy politikanëve pasi u dënuan fillimisht në vitin 2015, por Gjykata e Lartë polake e shpalli të pavlefshëm dekretin e tij, duke thënë se falja presidenciale nuk mund të bëhej përpara se të merrej një vendim përfundimtar për çështjen.

Dy ish-zyrtarët shërbenin në atë kohë në qeverinë nacionaliste të partisë PiS dhe Gjykata e Lartë vendosi vitin e kaluar se çështja duhej të rihapej. Ata u dënuan me dy vite burgim në dhjetor, kur qeveria e re e koalicionit të qendrës mori pushtetin në Poloni.

Pak ditë pas burgosjes së tyre, zoti Duda njoftoi se kishte filluar procesin për faljen e tyre për herë të dytë.

“Për mua, ata janë gjithnjë të falur, por duke marrë parasysh trazirat sociale, vendosa të filloj procedurë të re faljeje. I bëj thirrje ministrit të drejtësisë për lirimin e menjëhershëm nga burgu të këtyre dy zotërinjve”, u shpreh në një deklaratë presidenti Duda.

Më herët të martën, ministri i Drejtësisë Adam Bodnar, i cili është edhe prokuror i përgjithshëm, tha se dy personat nuk duhet të falen, por se opinioni i tij nuk është i detyrueshëm për presidentin.

Kryeministri i ri Donald Tusk është zotuar të zhbëjë disa nga politikat e partisë PiS dhe të ndëshkojë zyrtarët e akuzuar për shkelje gjatë periudhës që ishin në detyrë. Zoti Tusk ka thënë se dëshiron ta rikthejë Poloninë në linjat e standardeve demokratike të Bashkimit Evropian, pas qeverisjes tetëvjeçare të partisë PiS gjatë së cilës pati përplasje të rregullta me Brukselin për reformimin e gjyqësorit, mediave dhe sektorë të tjerë./VOA

Ju sugjerojmë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Para
“Gërdeci”/ Ish-ministri Mediu paraqitet në SPAK

“Gërdeci”/ Ish-ministri Mediu paraqitet në SPAK

Kërkon ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, shqyrtohet në Apel ankimimi i Berishës, mbërrijnë avokatët 

Kërkon ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, shqyrtohet në Apel ankimimi i Berishës, mbërrijnë avokatët 

Biden pas Trumpit në pesë nga gjashtë shtetet më të rëndësishme për zgjedhjet

Trump sulmon Biden: Nuk lidh dot dy fjalë bashkë 

TE FUNDIT

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
19 Maj, 2025

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan...

Lexo më shumë

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
19 Maj, 2025

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian...

Lexo më shumë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com