Bota

Politika gjermane dënon sulmin ndaj godinës së Parlamentit gjatë protestës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:33 - 30/08/20 |
Al Do

Një përpjekje për të sulmuar godinën e Parlamentit (Rajshtagu) të Gjermanisë gjatë protestës së madhe të së shtunës në Berlin kundër kufizimeve Covid-19 është dënuar nga politikanët në të gjithë spektrin politik.

Demonstruesit, shumica të ekstremit të djathtë, çanë një kordon policor dhe vrapuan në shkallët e ndërtesës së parlamentit përpara se policia t’i shpërndante.

Ministri i brendshëm tha se duhet të ketë “tolerancë zero” për një sjellje të tillë.

Rreth 38,000 protestues dolën për demonstrime më të gjera, kryesisht paqësore në Berlin.

Demonstruesit që mbanin flamurin e ish Gjermanisë perandorake – të përdorur nga grupi i ekstremit të djathtë të Reichsbürger – kapërcyen disa policië për të vrapuar në hyrje të ndërtesës.

Përleshjet filluan dhe protestuesit u shpërndanë nga policia duke përdorur spraj piperi. Disa persona u arrestuan.

“Rajshtagu është selia e parlamentit tonë dhe qendra simbolike e demokracisë sonë. Është e padurueshme që krijuesit e problemeve dhe ekstremistët të keqpërdorin atë për qëllimet e tyre,” tha Ministri i Brendshëm Horst Seehofer.

Presidenti Frank Walter Steinmeier dënoi “një sulm të padurueshëm në zemrën e demokracisë sonë”.

“Ata që janë të zemëruar nga masat tona të koronavirusit ose që dyshojnë në domosdoshmërinë e tyre, mund ta bëjnë këtë hapur, në protesta. Por toleranca ime përfundon kur protestuesit hidhen në vagonin e armiqve të demokracisë.”, tha ai.

Nënkancelari Olaf Scholz, nga Social Demokratët, dënoi shfaqjen e simboleve perandorake të ekstremit të djathtë dhe gjerman.

Social Demokratët kanë bërë thirrje gjithashtu për përmirësimin e sigurisë rreth parlamentit. /Opinion.al

Pas