Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi shpërthimin e pak minutave më parë të ndodhur në rrugën 5 Maji në Tiranë. Sipas policisë në orën 19.10 në këtë rrugë, brenda rrethimit të një kantieri ndërtimi, ka patur një shpërthim, ku si pasojë është dëmtuar vetëm një makineri ndërtimi gërmuese (eskavator), ku nga hetimet paraprake dyshohet të jetë vendosur lënda shpërthyese.
Dyshohet se shkak të jetë konflikti midis ndërtuesve dhe pronarëve të tokës.