Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë për Opinion.al se sasia e drogës së kapur në Vlorë është peshuar gjatë natës dhe rezulton afro 4 ton. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Sali Berisha i cili njoftoi i pari aksionin tha se bëhet fjalë për 10 ton drogë.
Sasia e madhe e kanabisit u kap në Babicë të Vlorës dhe operacioni është drejtuar nga Krimet e Rënda. Droga u gjet në vilën e shtetasit Armand Kocerri dhe dyshohet se ka lidhje me grupin mafioz të Habilajve.
Sakaq në 10:30 është lajmëruar një konference për mediat e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
/Opinion.al