Athina zyrtare më në fund vepron, duke njoftuar se ka gati urdhër arrestin ndërkombëtar për “Eskobarin e Ballkanit”, për të cilin thuhet se është Klemend Balili. CNN grek shkruan se 44-vjeçari nga Saranda, ish-drejtor i Transporteve në qytetin bregdetar, do të shpallet zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke, i akuzuar si kreu i organizatës ndërkombëtare të drogës.
Kjo gjë pritet të ndodh brenda 48 orëve në vijim dhe kërkesa do t’i shkojë Interpolit. Gjithashtu, një kopje e dosjes së hetimeve nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, do t’i dërgohet edhe Prokurorisë së Përgjithshme në vendin tonë.
Siç edhe shkruan CNN, në të njëjtën kohë, ndaj biznesmenit shqiptar do të ketë edhe një hetim për pasurinë e tij, pasi dyshohet se ka llogari bankare në 10 vende të Evropës.