Aktualitet

Policia gjen një fëmijë të braktisur në Burrel: Na ndihmoni ta identifikojmë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 05/01/22 |
Opi Nion

Një fëmijë 5-6 vjeç, është gjetur nga policia ditën e sotme në dalje të qytetit të Burrelit.

Në një njoftim për mediat autoritetet bëjnë me dije se i mituri nuk jep të dhëna për emrin e tij dhe as për familjen.

Aktualisht ai është akomoduar pranë Komisaritit të Policisë Mat ndërkohë që policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin e fëmijës dhe gjetjen e familjes së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me disa qytetarë, në dalje të qytetit të Burrelit kanë gjetur në rrugë një fëmijë i moshës 5-6 vjeç, i cili nuk jep të dhëna as për emrin dhe as për familjen e tij.

I mituri është akomoduar në Komisariatin e Policisë Mat, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ftojmë qytetarët të na ndihmojmë në identifikimin e tij apo të familjarëve të tij. Për dhënie informacioni ju lutemi të kontaktoni në numrin 0694110215”, është ky njoftimi i uniformave blu.

Pas