Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Shtetit reagon lidhur me akuzat e fshehjes së ngjarjes në Kavajë

2019/02/07 at 5:22 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Policia e Shtetit reagon lidhur me akuzat e fshehjes së ngjarjes në Kavajë

Policia e Shtetit ka reaguar të enjten në lidhje me akuzat se ka mbajtur të fshehur rastin e abuzimit të 14 vjeçares nga Kavaja. Me anë të një njoftimi për mediat, policia sqaron rrjedhën e ngjarjeve që nga momenti i bërjes së denoncimit nga e mitura që shoqërohej prej së ëmës.


Detajisht përshkruhen aksionet që ka ndërmarrë policia që prej momentit të denoncimit. Reagimi nga Policia e Shtetit erdhi si pasojë e “keqpërdorimit politik e mediatik” të rastit në fjalë, siç shkruhet në njoftimin për mediat. Gjithashtu Policia e Shtetit “shpreh keqardhje për keqinformimin e opinionit publik, duke fajësuar Policinë se ka fshehur ngjarjen”./E.L

Njoftimi i plotë:

“Në datë 29.01.2019, rreth orës 11:45 minuta është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kavajë shtetasja e mitur e shoqëruar nga nëna e saj. Pas marrjes së garancisë absolute nga ana Policisë se do t’i ruhej anonimati vajzës, e ëma së bashku me vajzën pranuan të bënin kallëzim në lidhje me çfarë kishte ndodhur.

Nisur nga mosha e mitur, u vu në dijeni Prokurorja e gatshme e Seksionit për të Mitur, pranë Prokurorisë Durrës, e cila me marrjen dijeni për këtë fakt, ka shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë duke asistuar në të gjitha veprimet procedurale të kryera.

Gjithashtu gjatë procedurës, të miturës iu sigurua pjesëmarrja e një avokati mbrojtës dhe një psikologe, në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Pas marrjes së kallëzimit, nga ana e Prokurores së gatshme u lanë detyra me shkrim, lidhur me veprimet, që do të kryheshin nga ana policisë në vijimësi.

Në zbatim të detyrave të lëna dhe me qëllim dokumentimin ligjor të veprës penale, u janë marrë deklarime personave, që mund të kishin dijeni për ngjarjen: mësueses kujdestare, psikologes së shkollës e drejtoreshës së shkollës, si dhe u kryen një sërë veprimesh procedurale të tjera.

U bë identifikimi i të gjithë shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje dhe në datë 30.01.2019, rreth orës 08:40, (pasi bazuar në paragrafin 3, të nenit 77, të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, ndalohet marrja në pyetje e të miturit gjatë natës, nga ora 22.00 deri në 08.00) është bërë intervistimi i tyre, si persona nën hetim për veprën penale  “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal, duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe avokatit mbrojtës.

Gjithashtu me shtetasit e shoqëruar u kryen dhe veprime me metoda speciale të hetimit dhe materiali u dërgua për vlerësim pranë Prokurorisë.

E dëmtuara u dërgua për ekspertim mjeko-ligjor pranë Mjekësisë Ligjore Tiranë, e shoqëruar nga shërbimi i Policisë.

Në vijim të komunikimit me Prokuroren e çështjes, materialet e përpiluara u referuan pranë Prokurorisë Durrës, në Seksionin për të Mitur, në ngarkim të 8 të miturve si të dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

Në datë 01.02.2019, rreth orës 17:30, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kavajë, ka mbërritur urdhri i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, datë 01.02.2019, së bashku me shkurtimin e vendimit të Gjykatës. Për këta shtetas ishte marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Nga ana e strukturave policore është organizuar puna dhe u morën masat për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, datë 01.02.2019, dhe në datë 02.02.2019, në orën 07:00 të mëngjesit, filluan veprimet për gjetjen e tyre. Si rezultat i masave të marra, u bë i mundur shoqërimi dhe arrestimi i 7 prej tyre, ndërsa 1 u shpall në kërkim.

Me kërkesën e të dëmtuarës dhe të ëmës dhe duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, si dhe në zbatim të dispozitave të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, e konkretisht: Neni 10 “Parimi i interesit më të lartë të fëmijës” -“Organet kompetente në çdo vendim dhe veprimtari të ndërmarrë në zbatim të këtij Kodi, duhet të vlerësojnë me përparësi interesin më të lartë të të miturit”.

Nenit 21 “Mbrojtja e jetës private të të miturit”, Paragrafëve 2 dhe 4, ku përcaktohet se:

– Nuk publikohet asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjin, të të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale.

– Ndalohet identifikimi ose publikimi në çfarëdolloj forme i të dhënave personale të të miturit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Policia e Shtetit, nuk ka bërë njoftim mbi rrethanat e detajet e ngjarjes, por në raportin ditor të ngjarjeve të datës 02.0.2.2019, ka pasqyruar shumë shkurt pa të dhëna e detaje ekzekutimin e masave të sigurisë dhënë nga Gjykata.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për keqpërdorimin politik dhe mediatik të këtij rasti dhe keqinformimin e opinionit publik duke fajësuar Policinë se ka fshehur ngjarjen.

E vërteta është se Policia e Shtetit ka vepruar me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri të lartë, në respekt të plotë të ligjit dhe të së drejtës së palës së prekur, nga një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë personave të përfshirë në keqinformim dhe manipulim publik të përmbahen dhe të distancohen nga falsifikimi i të vërtetave që janë lehtësisht të dokumentueshme

 

 

Etiketa: ngjarja ne kavajepolicia e shtetitreagon


Ju sugjerojmë

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
Aktualitet

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

17 Dhjetor, 2025 10:15 am
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Para
Bllokohet autostrada në Fushë-Krujë, shkak një aksident

Bllokohet autostrada në Fushë-Krujë, shkak një aksident

Ja sa do të paguhet Armando Duka nga UEFA

Ja sa do të paguhet Armando Duka nga UEFA

Virale/ Futbollistët e njohur protagonistë në një video seksi?

Virale/ Futbollistët e njohur protagonistë në një video seksi?
















TE FUNDIT

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
17 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të PD, në selinë blu, ku në fokus të diskutimeve është protesta e...

Lexo më shumë

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
17 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
17 Dhjetor, 2025

Naveed Akram, i dyshuari për të shtënat masive të së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59...

Lexo më shumë

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
17 Dhjetor, 2025

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com