Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Shtetit: Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 30 operacione policore

2022/09/18 at 11:43 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia e Shtetit: Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 30 operacione policore

Policia e Shtetit ka paraqitur sot bilancin e javës që lamë pas, ku informon se kanë finalizuar një sërë operacionesh policore, si dhe vijojnë kontrollet e befasishme, në çdo skaj të vendit, për goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format e shfaqjes së saj.


Gjatë javës janë zhvilluar 30 operacione policore të koduara: “Tranzit 14”, “Servisi”, “Supplier 3”, “Diesel 2”, “Ëares”, “The night”, “Ekol”, “Shops”, “Luxury”, “Tranzit 15”, “Frequently”, “Bypass”, “Tablets”, “Borders”, “Midnight”, “Field”, “The user”, “Bergamo”, “Online”, “Kamuflimi”, “Stacioni”, “Next”, “Ring”, “Gradishti”, “Garden”, “Aksesorë”, “Perimetri 193”, “Phones”, “Perimetri 194” dhe “Muriqani”.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë finalizuar 9 operacione në të gjithë vendin, për goditjen e kontrabandës së naftës, mallrave dhe produkteve të ndryshme.

Si rezultat janë sekuestruar 1 motomjet dhe 6 automjete të trafikuara, rreth 2500 ton naftë, mallra dhe produkte të ndryshme, të kontrabanduara.

8 operacione janë zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm. Si rezultat 9 persona janë arrestuar, 2 janë nën hetim dhe 1 i shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë finalizuar 6 operacione, nga strukturat e DVP Tiranë, Vlorë, Fier dhe Dibër. Janë sekuestruar sasi të llojeve të ndryshme të drogave, bimë narkotike të kultivuara dhe në proces tharjeje.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë finalizuar operacionet “Ekol”, “The user”, “Servisi” dhe “Stacioni”. Janë sekuestruar 4 armë zjarri, 7 armë të ftohta, 5 kallëpe me lëndë plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 386 shtetas, nga këta: 118 janë arrestuar, 251 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 13 persona në kërkim, nga të cilët: 12 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 39 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 21 raste të krimeve mjedisore dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 47 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 42 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Sa i takon Policisë Rrugore, vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 359 leje drejtimi, nga të cilat: 273 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga këta: 33 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërsa sa i takon Policisë Kufitare ka patur angazhim në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë apo dalin nga Shqipëria, për qëllime të ndryshme.

Gjatë javës janë bllokuar 4 mjete lundruese, për mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 mijë lekë të rinj.

Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 2 raste të kundërshtimit të punonjësit të Policisë.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 13 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.



Ju sugjerojmë

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Para
Dëme të mëdha nga moti i keq në Tropojë,kryebashkiaku: Jemi drejt një katastrofe natyrore

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Rruga Lekbibaj- Fierzë e bllokuar

Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro, arrestohet 51-vjeçari

Tiranë/ Arrestohet 59-vjeçari, dyshohet se ka përdhunuar një 25-vjeçare

Ndërruan godinën se rruga u quajt “Ukraina e Lirë”?Ambasada ruse:Ndërtesa e re u hap që..

Ndërruan godinën se rruga u quajt "Ukraina e Lirë"?Ambasada ruse:Ndërtesa e re u hap që..
















TE FUNDIT

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
22 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 23-të e protestës qytetare. Një pjesë e qytetarëve ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa...

Lexo më shumë

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
22 Qershor, 2026

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
22 Qershor, 2026

José Luis Ábalos, ish-ministër i Transportit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE),...

Lexo më shumë

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
22 Qershor, 2026

Një shpërthim në një impiant të madh gazi në Katar ka mbytur 13 persona, tha ministri i Energjisë i vendit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}