Rajoni

Policia e Kosovës me “dorë të hekurt” ndaj shkelësve të masave anti-COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 11/10/20 |
Al Do

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka gjobitur 592 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në raportin e Policisë së Kosovës nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, në varësi të shkeljeve që mund të bëhen.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,130 raste me koronavirus.

Prej tyre, 14,282 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,203.

Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 645.

Pas