Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e kapi me drogë, zbardhet dëshmia e Stresit

2018/04/14 at 11:33 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia ndalon Stresin, motivet të paqarta

Një ditë pasi u arrestua për konsumim kokaine në një lokal në kryeqytet, zbardhet dëshmia e reperit shqiptar Stresi.


“Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj. Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej”- ka thënë Stresi në polici, raporton “News 24”.

Sipas tij, kokainën e kishin sjellë disa djem për ta konsumuar. “Dua të lirohem se nuk kam bërë asnjë shkelje”- ka thënë më tej Stresi.

Arrestimi 

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është arrestuar dje bashkë me shokun e tij, pasi sipas Policisë së Tiranës u gjet duke konsumuar kokainë.

Stresi u shoqërua bashkë me 4 persona të tjerë në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se gjatë kontrollit të kryer në një lokal bastesh sportive, në rrugën “Ali Pashë Gucia”, 5 të rinjtë u kapën duke konsumuar lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, oficerët e Antidrogës kryen arrestimin e Arkimed Lushajt, 30 vjeç, dhe shokut të tij Kujtim Përshpalaj, 34 vjeç. Ndërsa u proceduan në gjendje të lirë tre shtetasit e tjerë me inicialet A.V., 30 vjeç, J.B., 28 vjeç dhe L.P., 31 vjeç.

“Procedimi ndaj shtetasve të lartpërmendur është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, në një lokal bastesh sportive në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’, janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal”, tha zyrtarisht Policia.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një qese ambalazhi, brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelani, ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti. Policia tha se 5 të rinjtë akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në formën e mbajtjes”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzim krimi”.

 

Etiketa: Drogapoliciastresi


Ju sugjerojmë

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Para
E fundit/ Përfshihet nga zjarri shtëpia 3 katëshe, i moshuari përfundon në spital

Lajmi i Fundit/ Merr flakë banesa në Elbasan

Donin të hiqnin qafe 27-vjeçarin, pranga grekut dhe dy shqiptarëve

Donin të hiqnin qafe 27-vjeçarin, pranga grekut dhe dy shqiptarëve

Basha mes fermerëve në Elbasan: Qeveria ka braktisur fshatin, do t’i marrë përqindje për çdo mollë

Basha mes fermerëve në Elbasan: Qeveria ka braktisur fshatin, do t'i marrë përqindje për çdo mollë
















TE FUNDIT

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
5 Korrik, 2026

Dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës”. Kështu u shpreh...

Lexo më shumë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
5 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Lexo më shumë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
5 Korrik, 2026

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët,...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
5 Korrik, 2026

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}