Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia bën bilancin e një jave punë, 144 të arrestuar dhe 28 janë në kërkim

2022/05/29 at 9:24 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia bën bilancin e një jave punë, 144 të arrestuar dhe 28 janë në kërkim

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës gjatë një jave. Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 633 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 461 janë proceduar penalisht dhe 28 janë shpallur në kërkim.


Janë kapur në total 48 persona në kërkim, 44 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Extraction 4”, “Light”, “Behram”, “Three”, “Camouflage 8”, “Seria A”, “Stroke”, “Outside”, “Camel”, “Alert”, “Çifliku”, “Road Guard” (2 raste), “Rent a car”,  “Game Over”, “Domgjoni”, “Bakery”, “Avalon”, “Tregtan” dhe “Perimetri”.

Prej këtyre: 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve; 1 operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të dënuar me 14 vjet burgim, për vrasje; 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm dhe disa operacione të tjera, për kapjen e personave në kërkim kombëtar, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe lojërave të fatit.

Gjatë kësaj jave është evidentuar dhe shkatërruar 1 laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave dhe 1 ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, si rezultat i të cilëve u sekuestruan 16 pajisje që gjeneronin kriptomonedha, 57 kg bimë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe 100 bimë të tjera të kultivuara.

Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar gjithashtu, dhjetëra doza me kanabis dhe kokainë, kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, mijëra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, sasi të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 13 automjete, 1 motomjet dhe 17 celularë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë gjahu, 6 thika, 4 doreza metalike, municion luftarak etj.

Janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 58 raste të dhunës në familje. Gjithashtu, është parandaluar 1 ngjarje kriminale, në fushën e krimeve kundër jetës dhe personit.

Janë evidentuar dhe goditur 31 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 32 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi në akset rrugore më me risk duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 689 leje drejtimi, nga të cilat: 523 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 116 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 50 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 31 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.

Janë vendosur 14.832 masa administrative, si dhe janë zvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.

Janë realizuar me sukses mbi 200 eskortime të tifozëve, delegacioneve dhe skuadrave, pjesëmarrës në finalen e UEFA Conference League.

Policia Kufitare/Angazhim dhe përkushtim për përballimin me sukses të fluksit të jashtëzakonshëm të shtetasve të huaj dhe shqiptarë që përdorën pikat e kalimit kufitar gjatë kësaj jave. Njëkohësisht kanë vijuar kontrollet intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 6 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar penalisht 12 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 5 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
1918/ Esad Pasha i kërkonte Wilson-it që t’i vinte në ndihmë kundër austriakëve

1918/ Esad Pasha i kërkonte Wilson-it që t’i vinte në ndihmë kundër austriakëve

Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, ndërron jetë një person në Lezhë

Makina del nga rruga, plagosen tre persona

Zbulohet aplikacioni, qeveria greke përgjon gazetarët?

Zbulohet aplikacioni, qeveria greke përgjon gazetarët?
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com