TIRANE- Marrë shkas nga një video e publikuar nga Lapsi.al, Policia e Tiranës ka njoftuar mbi një sherr që ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Sipas policisë forcat “Shqiponja” rreth orës 01:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë patrullimit shërbimi i Shiponjave ka konstatuar dy shtetas duke u konfliktuar me njëri tjetrin.
Shtetasit e përfshirë në konflikt I. L., 50 vjeç dhe M. L., 25 vjeç (babë e bir), të cilët kanë qënë nën ndikimin e alkoolit kanë bërë rezistencë ndaj punonjësve të policisë të cilët pasi kanë qetësuar situatën i kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.
Sakaq “Lapsi” shkruan se Policia gjatë shoqërimit i ka zhveshur këta persona duke i lënë vetëm me veshjen intime. Zëdhënësi e mohoi këtë fakt, duke thënë se “policia ka ndërhyrë të normalizojë situatën, nuk ka zhveshur asnjë qytetar”. Shihni videon.