Qytetarët do të protestojnë përsëri ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës, i cili u ekzekuta ngë një efektiv policie pasi theu orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Mësohet se një tjetër protestë është paralajmëruar sot në orën 16:00, pavarësisht se tubimet nuk lejohen për shkak të masave anti-COVID.
Mbrëmjen e djeshme zemërimi i qytetarëve shkaktoi dëme materiale në institucione, ndërsa mbetën të plagosur dhe disa policë.
Qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e të riut si dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm u bë me dije se tre organizatorë të protestës janë arrestuar dhe 8 persona të tjerë janë shpallur në kërkim./ Opinion.al