Aktualitet

Pogradec/ Vrau fqinjin për pronën, 63-vjeçari shfaqet i prekur në gjykatë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 01/11/22 |
Opi Nion

Fatmir Manellari autori i vrasjes së bashkëfshatarit të tij, Safet Hyskollari është paraqitur këtë të martë në gjykatën e Pogradecit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se, autori i ngjarjes gjatë seancës është shfaqur i prekur dhe ka shfaqur pendesë për krimin e bërë rreth dy muaj më parë.

Në dëshminë e dhënë, Manellari thotë se ka qenë Hyskollari ai që e ka nisur konfliktin i pari duke e qëlluar me gurë në kurriz. Ai shprehet se çdo gjë e ka bërë për vetëmbrojte.

“Nuk e kam bërë vrasjen me dashje. Ai më goditi me gur i pari në kurriz. Pasi më goditi me gur ka shkuar të marrë letra në banesë ndërkohë e shoqja ka thirrur duke i thënë ‘vrite atë’. Unë jam vetëmbrojtur. Ai më ka goditur i pari. Kjo vërtetohet nga kamerat. Nuk kam pasur thikë, por aty kam gjetur një drapër të vjetër. Ai në këtë kohë më ka kapur në njërën dorë dhe në këtë moment më janë errur sytë”.

“Ky debat ka 20 vjet. Kur u prish kooperativa unë mbajta kovaçanën pasi xhaxhi më kishte thënë se ishte jona me tapi të vjetër. Ndërsa këta u futën tek godinat e kooperativës. Kur ata kanë bërë ndërhyrje ndër vite më kanë ofenduar vazhdimisht duke më thënë ‘ik ore fshatar’.

“Ditën e ngjarjes isha në punë, në fabrikën e karrigeve. Shkova tek shtëpia i thirra, nuk doli njeri. Më pas e kam parë nga pas shtëpisë, folëm dhe i thashë pse më shkatërron pronën. Më ke bërë punë mbi pronën time. Më tha që kam dokumente, por largohu”, mësohet të jetë shprehur mes të tjerash në gjykatë 63-vjeçari.

Ndërkohë, për 63-vjeçarin Gjykata ka caktuar masën “arrest në burg”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 7 shtator të këtij viti në Pogradec. Pas ngjarjes, autori është arratisur, ndërsa vetëm pak ditë më parë u bë kapja e tij nga uniformat blu./Opinion.al

Pas