Një punëtor është aksidentuar pasditen e sotme në vendin e punës në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se shtetasi A.XH, 27 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se punëtori ka marrë dëmtime, pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri.
Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit, por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Pogradec/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.
Aktualisht po merr mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.