Sport

Pogba pagoi shantazhuesit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 30/08/22 |
Opi Nion

Pol Pogba u detyrua që t’i paguante shantazhuesve të tij 100 mijë Euro, me qëllim që të fitonte kohë dhe të shmangte tenisonimin e situatës.

Ylli i Francës dhe i Juventusit u mbajt i mbyllur në një apartament në periferi të Parisit në muajin Mars dhe u kërcënua me armë.

Shantazhuesit e tij i kërkuan në total 13 milionë Euro, pasi pretenduan se i kishin ofruar atij mbrojtje përgjatë një periudhe që shkonte deri në 13 vite më parë.

Sipas uebsajtit francez “RMC”, mesfushori 29-vjeçar vendosi që t’i paguante shantazhuesit e tij, të cilët në vazhdim kërkuan shifrën e lartë.

I përfshirë në këtë çështje, është edhe i vëllai i lojtarit, Matias, i cili në një video në rrjetet sociale tha se do të bënte publike informacione të rëndësishme rreth yllit bardhezi.

Pogba u tha hetuesve se i vëllai i tij do ta akuzonte se ai kishte paguar një shtrigan që t’i bënte magji yllit të PSG dhe të Francës, Kilian Mbape, gjë që 29-vjeçari e mohon  kategorikisht.

Të përfshirë në këtë tentativë zhvatjeje, sipas hetuesve janë i vëllai i lojtarit dhe shokët e fëmijërisë./ Klan News

Pas