Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Elbasan. Në aksident u përfshi furgoni i drejtorisë së burgjeve.
Raportohet se furgoni ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me një karrocë me kalë. Qytetari u dërgua menjëherë në spital.
Në kohën kur ndodhi aksidenti, brenda furgonit të burgjeve ndodhej Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, i cili po transportohej drejt gjykatës.