Aktualitet

Apeli lë në fuqi dënimin me dy vite burg për Adriatik Llallën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 22/09/21 |
Opi Nion

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi ditën e sotme dënimin me dy vite burg për ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Kujtojmë se më 9 shtator u mbajt seanca e fundit për ish-kryeprokurorin Llalla. Vetë ish-kryeprokurori nuk ishte prezent në seancë, pasi sipas avokatit të tij, Sokol Hazizaj, ai është sëmurë në gjendje të rëndë dhe ndodhej në regjim spitalor.

Ndërkohë edhe ditën e sotme Hazizaj u shpreh se Llalla vijon të jetë sëmurë dhe në regjim spitalor, por nuk kishte informacione se ku ndodhej.

Llalla u shpall fajtor për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij./Opinion.al

Pas