Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po të qëndronte në Shqipëri nuk i ndodhte gjë”, Xhafaj tregon pse vëllai i tij shkoi vullnetarisht në burgun italian

2024/10/09 at 10:55 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po të qëndronte në Shqipëri nuk i ndodhte gjë”, Xhafaj tregon pse vëllai i tij shkoi vullnetarisht në burgun italian

Socialisti Fatmir Xhafaj ka folur në emisionin “Opinion” për çështjen “Babalja”  si dhe për dënimin e vëllait të tij, Geron Xhafaj,  për trafik drogë në Itali.

Xhafaj tha se nëse vëllai i tij do të qëndronte në Shqipëri nuk do të bënte burg, pasi çështja e tij në Itali ishte e parashkruar në shtetin fqinj.

Sipas tij, vëllai i tij nuk kërkoi që çështjen penale që kishte hapur në Itali ta kalonte për ekzekutim në Shqipëri.

Po ashtu, ai tregoi edhe pse vëllai i tij, Geron Xhafaj, vendosi që të shkonte në Itali për të vuajtur dënimin pas publikimit të çështjes “Babalja”.

“E di pse shkoi në Itali? Po të kishte qëndruar këtu nuk i ndodhte asgjë. Zotëri vëllai im ka shtëpinë e vet unë kam shtëpinë time. Shkoi atje se nëse do të rrinte këtu do të thonin se nuk u dënua se është vëllai i ministrit? Ai tha po shkoj atje e ta mbyll këtë punë”,-tha Xhafaj.

Më herët Xhafaj sqaroi detajet ligjore pse vëllai i tij nuk do të kryente dënimin me burg po të qendrinte në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, vëllai i  dënuar në Itali për trafiqe dhe rri në Shqipëri dhe nuk kryen dënimin, a është normale?

Fatmir Xhafaj: Nuk është dënuar për atë gjë Salianji se do të ishte dënuar dhe ti se edhe ti ke bërë emision për atë gjë, do ishte dënuar dhe Aliabej edhe Gaz Bardhi, por ata erdhën në prokurori, u paralajmëruan për kallëzim të rremë dhe thanë “normalisht, ne nuk e dimë historinë e kësaj”.

Blendi Fevziu: Pse vëllai rrinte në Shqipëri dhe nuk kryente dënimin?

Fatmir Xhafaj: Kjo histori ka ndodhur në vitin 2000, në vitin 2002 është ndaluar nga autoritetet italiane. Është akuzuar për trafik në fushën e kanabisit për një episod që kishte ai vetë.

Blendi Fevziu: Është arrestuar në Itali në vitin 2002.

Fatmir Xhafaj: Po, ka qëndruar 1 muaj e gjysëm, është dëbuar nga Italia me ekspuls për 5 vjet. Është dënuar, është larguar, nuk është mbajtur nën hetim. I kanë thënë “ik italianët”, është fakt.

Blendi Fevziu: Pra, ishte në burg dhe nga burgu është përzënë?

Fatmir Xhafaj: Po, është përzënë dhe ka ardhur në Shqipëri me ekspuls, dënim administrativ. I kanë thënë “ik”. Ka vazhduar procesi gjyqësor. E ka ndjekur procesin gjyqësor me avokatë, ka kërkuar dhe vetë të shkonte, nuk e kanë kërkuar. Vendimi ka marrë fuqi në 2011-2012, vendimi i formës së prerë i Apelit.

Blendi Fevziu: Me sa u dënua nga Apeli?

Fatmir Xhafaj: Me 7 vjet e 2 muaj burg, por dënimi i tij përfundimtar, i janë falë 3 vjet dhe ka pasur 4 vjet. Autoritetet italiane e kanë arkivuar dosjen, nuk e kanë kërkuar.

Blendi Fevziu: A ka pasur një letër nga autoritetet italiane që kërkonte ekstradimin? Ka qenë vëllai juaj në kërkim ndërkombëtar?

Fatmir Xhafaj: Zero, zero.

Blendi Fevziu: Po avokati a e dinte që ai ishte dënuar me burg?

Fatmir Xhafaj: Po si nuk e dinte, e dinte vetë personi.

Blendi Fevziu: Pse nuk shkoi ta bënte burgun?

Fatmir Xhafaj: Duhet të vijë një letër që të shkosh të bësh burgun. Nuk i erdhi. Nëse vëllai im do të shkonte në gjykatën shqiptare do ta bënte njohjen e vendimit, nuk dënohej sepse ishte parashkruar.

Blendi Fevziu: Por kur shkoi në Itali, çfarë bëri?

Fatmir Xhafaj: U paraqit me iniciativën e tij, u është dashur autoriteteve italiane që të gjenin dosjen sepse nuk kishin dosjen. Ishte e arkivuar. U nxorr dosja, u paraqit, nga 4 vjet nuk ka arritur të bëjë as gjysëm e atij dënimi. Ka dalë jashtë, ka hyrë në punë dhe ka pasur vetëm detyrimin të mos largohej nga Italia. Ka qenë në marrëdhënie pune.

Blendi Fevziu: Tani është në Shqipëri?

Fatmir Xhafaj: Ka ardhur në Shqipëri pas zgjedhjeve të 2021-shit. Që atëherë hyn e del normalisht në Itali dhe në çdo vend tjetër të planetit./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Rajoni

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

22 Janar, 2026 8:35 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Para
Çështja “Babale”, Fatmir Xhafaj në “Opinion”: Nëse do të ishte regjistruesi, do të dilte qartazi mashtrimi publik

Çështja “Babale”, Fatmir Xhafaj në “Opinion”: Nëse do të ishte regjistruesi, do të dilte qartazi mashtrimi publik

“Babalja”, Fatmir Xhafaj shpërthen në lot: U kërkoj falje familjarëve të mi

“Babalja”, Fatmir Xhafaj shpërthen në lot: U kërkoj falje familjarëve të mi

Hetues i komunizmit? Fatmir Xhafaj hapur flet për të shkuarën e tij

Hetues i komunizmit? Fatmir Xhafaj hapur flet për të shkuarën e tij

TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com