Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po sikur thasët me euro në Rinas, të kishin një “GPS”?

2016/07/07 at 6:16 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Po sikur thasët me euro në Rinas, të  kishin një “GPS”?

Nga Drini ZEQO


Hije dyshimi që prekin të gjithë në grabitjen e ndodhur në aeroportin e vetëm civil që ka Shqipëria. Imagjinoni të kishim më shumë se një aeroport civil ku të lëviznin pasagjerë apo më mirë të themi imagjinoni se çfare ndodh në pikat e tjera të kalimit kufitar ku siguria është më modeste ndonëse fluksi i hyrje daljeve është rritur, sidomos gjatë stinës së nxehtë.

Nga grabitesët nuk asnjë shenjë në horizont, edhe disa fije floku të gjetura tek parukja e njërit prej grabitësve për të cilën u tha se do të behej një analize AND-je edhe ajo u harrua. Policia vijon të insistojë se nuk është njoftuar në kohë dhe se ajo që ndodhi në pistë nuk ishtë brenda territorit të kompetencave të saj por e ICTS-së.

Më tëj ministri Tahiri kërkon të rishikohet marrëveshja koncesionare. Sepse në Shqipëri sipas një “tradite” të krijuar, në fillim duhet të ndodhë ngjarja pastaj të merren masat. Vetë aeroporti qysh në fillim u pozicionua duke ja kaluar mosreagimit të policisë përgjesinë për atë që ndodhi. Madje deklaratat e policisë u quajtën “më së paku” të pasakta dukë lënë hije të forta dyshimesh se ato ishin të qëllimta.

Tashmë pikëpyetjet sa vijnë edhe shtohen. Firmat e sigurisë private, që zakonisht kontraktohen nga bankat për transporitin e vlerave monetare shihen me një sy skeptik. Pyetja që shtrohet më shpesh gjatë këtyre ditëve (ku kjo histori edhe për pak do jetë harruar e do tregohet e kujtohet vetëm kur të kalojmë nga Rinasi si pasagjerë) është si ka mundësi që shuma prej miliona eruosh të transportohen me kaq pak elementë sigurie dhe kryesisht nga automjete tejet të amortizuara. Kujtojmë deklaratën e bërë në emisionin ‘OPINION’ të gazetarit Artan Hoxha cili ngrinte shqëtësimin për makinat shumë të vjetëruara që bëjnë këtë lloj transporti apo për njerëz që paguhen maksimumi deri në 20 mijë lek.

Por të tjera argumenta kanë të bëjnë me shumë elementë që nuk ishin aplikuar apo që do duhej të aplikoheshin. Në rastet e vjedhjeve, autoritetet policore mund të kenë mundësi të gjurmojnë paratë e vjedhura. Ne thasët më para mund të ishin vendosur “GPS” në mënyrë që të paktën të krijohej një panoramë për lëvizjen e tyre. Këto mjete shumë të vogla vendosen në brendësi të thasëve dhe janë  të padukshme nga hajdutët. Paratë mund të ishin vendosur nëpër kuti më kode të cilat të ishin të aksesueshme vetëm nga banka dhe askush tjetër. Nuk dihet nëse janë regjistruar numrat serialë të parave dhe a janë derguar ato nëper banka në mënyrë që askush të mos këtë mundësi t’i depozitiojë.

Shpenzimet e bankës janë minimale për këto lloj shërbimesh ndërkohë që bankat si institucione, i kanë të gjitha mundësitë për të justifikuar një rritje të tyre (shpenzimeve) në këmbim të marrjes së një shërbimi më të sigurtë e më cilësor. Në këtë rast ngrëmë dy pyetje të tjera.

Janë të paafta kompanitë private të cilat rrëmbehen nga grabitësit apo bankat nuk u kanë kushtuar rëndësinë e duhur këtyre transfertave kaq delikate miliona euroshe.  Bankat në Shqipëri pavarësisht se gjatë viteve të fundit janë pajisur më sisteme vëzhgimi të sofistikuara kanë dështuar tek rojet e sigurisë që vendosin në dyert e jashtme  ku dukshëm shohim punonjës të policisë private të cilët më shumë duken si njërëz qe të ndihmojnë të parkosh makinën se sa si efektivë privatë që duhet të të krijojnë garanci për jetën në raste sulmi.

Kjo është një pikë që nuk i takon vetëm bankave por edhe një kontrolli më të imtësishëm nga strukturat qeveritare sepse ata nuk ruajnë vetëm bankën por edhe jetën e punonjësve të saj dhe klientëve në rast grabitjesh.

Nga Drini ZEQO, Redaktor pergjegjës, emisioni OPINION, TV KLAN



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Drejtësia/A ka rrjedhje votash nga PD?Flasin Majlinda Bregu, Astrit Veliaj

Drejtësia/A ka rrjedhje votash nga PD?Flasin Majlinda Bregu, Astrit Veliaj

FotoLajm/ Pasi shkatërruan rrugët, tani u mbeti të lyejnë urat

Haxhinastos nuk ja zgjidhën gjuhën dy të vdekur, por parat e grabitura

Basha mbledh aleatët: Në zgjedhje me votim elektronik

Basha: Prej 17 ditësh kemi ofruar rrugën e daljes, maxhoranca refuzon

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}