Një nga të ndaluarit në protestën e sotme në atë që do të jetë Këndi i Lojrave për Fëmijë në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial është edhe aktivisti i njohur për fushatën kundër armëve kimike në vitin 2014, Zirkon Disha. Disha është arrestuar bashkë me tre persona të tjerë, pasi prishën gardhin ku do të ndërtohet parku i Bashkisë.