Tjetër grabitje me maska. Brenda harkut të një ore janë grabitur nga maskat dy objekte të ndryshme. Fillimisht është raportuar se 2 persona të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti në aksin Lezhë-Laç, ndërsa para pak minutash një tjetër grabitje po nga persona të maskuar është raportuar në një Kazino pranë rrugës 1 Maji ku kanë grabitur xhiron ditore.