Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po na hetojnë hollandezët: Frroku s’ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

2016/05/02 at 10:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Po na hetojnë hollandezët: Frroku s’ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një hetim administrativ ka nisur në Holandë në lidhje me problematikën dhe vonesat që pasuan ndalimin e Arben Frrokut, në kërkim për vrasjen e Dritan Lamajt në Shqipëri.


Pas konfirmimit që Policia e Shtetit mori disa ditë më parë për arrestimin e Arben Frrokut në Holandë, nëpërmjet një shkrese zyrtare nga Interpol Haga, një tjetër shkresë ka mbërritur në Shqipëri, kësaj here për procedurat e shpalljes në kërkim.

Edhe pse biznesmeni është arratisur nga Shqipëria dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, emri i Arben Frrokut nuk figuronte në listën e personave në kërkim të Interpolit.

Policia e kishte konfirmuar si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, por nuk dihet se si ka ndodhur që Arben Frroku nuk rezultonte në sistem si i tillë. Kjo vërtetohet jo vetëm në shkresat zyrtare që zyrat respektive të Interpolit shkëmbejnë herë pas here me njëra­tjetrën, por edhe nga një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare të Interpolit.

Nëse kërkon me gjeneralitetet e Arben Frrokut në këtë faqe, emri i tij nuk figuron, ndryshe nga më përpara, kur ai u shpall në kërkim, disa ditë pas vrasjes së Kryekomisarit Dritan Lamaj. Edhe pasi u arrestua në Greqi për llogari të drejtësisë shqiptare, emri i Arben Frrokut vazhdoi të qëndronte në faqen e Interpolit, në listën e personave në kërkim ndërkombëtar.

Kësaj here, edhe pse për të kishte një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit që e deklaronte atë fajtor për vrasje në rrethana cilësuese, duke e dënuar me burgim të përjetshëm, emri i Frrokut nuk ishte vendosur në listën e të kërkuarve ndërkombëtarisht.

Përveç kësaj procedure, që vlerësohet si e dyshimtë nga autoritetet holandeze, një tjetër procedurë që nuk ka funksionuar për rastin e Frrokut është krahasimi i gjurmëve të gishtave. Sipas shkresës së Interpol Hagës, nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ka pasur një problem me njohjen e shenjave të gishtave të tij nga sistemi ku regjistrohen personat e kërkuar.

Pasi është ndaluar fillimisht nga policia në afërsi të aeroportit të Amsterdamit, Arben Frrokut i janë marrë shenjat e gishtave, por shenjat që gjendeshin në sistem nuk janë hapur e për këtë arsye për disa ditë nuk është arritur të zbulohej identiteti i tij i vërtetë.

Mbajtja e Frrokut, si person i ndaluar, ka ndodhur vetëm për shkak të dyshimeve për mosrregullsinë e dokumenteve të identitetit, pasaportës e patentës, por jo si person në kërkim. Në rast se nuk do të identifikohej, Frroku do të rifitonte lirinë më 17 maj, pasi i ishte kërkuar që të kthehej vullnetarisht në vendin e tij. /gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë
Aktualitet

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë

7 Qershor, 2026 4:12 pm
Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Bota

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

7 Qershor, 2026 3:47 pm
Para
Itali/ Vdes motoçiklisti shqiptar duke parakaluar kamionët në autostradë

Makina përplas motorin, vdes 50 vjeçari

Trump: Gratë që abortojnë duhet të ndëshkohen

Trump nuk ndalet: Kina po na përdhunon

Sa i fuqishëm është ISIS? Ja çfarë thotë shefi i CIA-s

Sa i fuqishëm është ISIS? Ja çfarë thotë shefi i CIA-s

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë në të njëjtën linjë ndërsa konflikti...

Lexo më shumë

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
7 Qershor, 2026

Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje. Nga votat e numëruara në 243 kutitë, ajo që...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
7 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur për të tetën ditë radhazi në protestën kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Me thirrjet “dorëheqje”, "Rama...

Lexo më shumë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
7 Qershor, 2026

Një plagosje dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek rrethrrotullimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}