Më në fund mbërriti momenti i shumëpritur i hedhjes së shortit të finaleve të Kampionatit Europian Francë 2016, aty ku në muajin qershor merr pjesë për herë të parë edhe Shqipëria. Ceremonia po drejtohet nga dyshja e futbollistëve të famshëm Ruud Gullit dhe Bixente Lizarazu.
Në skenë para se të nisë shorti është ftuar trajneri i Spanjës Vincente Del Bosque i cili ka dorëzuar Kupën e fundit të Europës të fituar nga Furia e Kuqe.
I pyetur nëse Spanja do të fitonte për hërë të tretë trofeun, Del Bosque tha: “Shumë e vështirë, Por ne do të kërkojmë ta fitojmë”.