Policia e Shkodres ka arrestuar tre persona teksa janë kapur në flagrancë duke dhunuar një shqiptar nga Mali i Zi të cilin kishin qëllim ta grabisnin.
Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit te sotme, në një lokal në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës.
Të arrestuarit në flagrancë janë identifikuar si Romario K., 23 vjeç , Sokol M., 28 vjeç dhe Altin B., 37 vjeç, nga Shkodra dhe fshati Grudë.
Sipas policisë, këta tre persona “në orën 01:00, në lagjen “Tom Kola”, në lokalin “Toplana” në bashkëpunim, kanë goditur me grusht dhe kanë tentuar ti marrin me forcë, çantën me 200 mijë lekë dhe 300 euro, 33-vjeçari me inicialet A. M., banues në Budva, Mal i Zi”.