Një 69-vjeçar ka gjetur vdekjen në arën e tij, ku kishte shkuar për të djegur mbeturinat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut të Fiqve në qytetin e Beratit.
Mësohet se 69-vjeçari, i identifikuar si Asqeri Lybeshari ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij dhe është asfiksuar nga tymi e më pas ka rënë mbi zjarrin e ndezur, duke gjetur vdekjen.
I moshuari fillimisht është identifikuar nga banorët e zonës në momentin e rrëzimit mbi mbeturinat e djegura, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
Lybeshari është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por ka mbërritur pa shenja jete teksa, burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se i moshuari pas asfiksimit ka humbur kontrollin dhe ka rënë mbi mbeturinat që po digjte, duke gjetur edhe vdekjen./Opinion.al